Kërcime e muzikë, ç’ndodhi natën e parë brenda “Big Brother VIP”, njihuni me 14 bashkëjetuesit

0
397

Nata e parë brenda Big Brother VIP ka qenë një natë pa gjumë për 14 personat që u futën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Fotot e mëposhtme tregojnë se aktorët, këngëtarët dhe persona publikë që u bënë pjesë e këtij spektakli e kanë kaluar kohën duke dëgjuar muzikë, tymosur cigare, kërcyer e dëfryer me njëri-tjetrin.

Kjo natë ka shërbyer dhe për tu njohur, pasi pavarësisht të qenit persona publikë, shumë prej tyre e kanë ndërtuar jetën jashtë Shqipërisë.

Banorët e shtëpisë së famshme janë: koreografi Ilir Shaqiri, aktorja Arjola Demiri, prezantuesi Donald Veshaj, gazetarja Paloma, poeti Elhaid Cufi, modelja Beniada, këngëtarët Sabiani, Semi Jaupaj dhe Ardit Çuni, ish-futbollisti dhe modeli Granit Cana, Kledi Hysa gjithashtu model si dhe Monika Lubonja, aktore.

Shtëpia e Big Brother ka një sipërfaqe prej 1000 m2 dhe e survejuar nga më shumë se 100 kamera. Big Brother ka edhe dy opinionistë: Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku. 1 / 9

Leave a Reply