Këndi Amerikan vazhdon me kampanjën dedikuar të rinjëve në vetëdijësimin e tyre në luftën kundër urrejtjes

0
243

Këndi Amerikan ka vazhduar me kampanjën tjetër dedikuar të rinjëve, përkatësisht në vetëdijësimin e tyre në luftën kundër urrejtjes.

Nikoqir i Bibliotekës së Prizrenit, konkretisht Këndit Amerikan, sot ishte Biblioteka “Sylejman Krasniqi” në qytetin e Rahovecit.

Atje të rinjtë patën rastin që të diskutojnë për dukuritë e këqija që urrejta dhe gjuha e urrejtjes sjell tek ata. Në fund ata morën disa materiale/broshura shumë të dobishme në vetëdijësimin e tyre që ta kuptojnë dhe ta luftojnë sa më shumë gjuhën e urrejtjes dhe urrejtjen në përgjithësi.

Vlen të ceket se në këtë takim ishte prezent edhe drejtoresha e deri tanishme e Drejtorisë për Rini, Kulturë dhe Sport, znjsh. Bjondina Kleçka, e shoqëruar nga stafi i Bibliotekës në Rahovec.

Si në çdo qytet ku do të mbahet kjo kampanjë edhe në Rahovec motoja e aktivitetit ishte “Duaj, mos urrej” si dhe “Biblioteka është vendi, ku urrejtja nuk ekziston”.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Leave a Reply