Kejvina hedh kunja për Kiarën pasi u bë lidere në Big Brother (FOTO)

0
159

Kiara Tito u zgjodh ditën e sotme liderë e shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Për këtë së fundmi ka bërë një reagim ish-banorja Kejvina Kthella, e cila ka ironizuar prezantuesen e ka hedhur disa kunja për të.

“Ti po je punëtore e madhe. E mbaj mend Kiarën gjithë ditën pastroje tavolinën, dërgo pjata tek lavamani, laj e shpërlaj, rregullo krevatin etj. Nuk e ngrinte kokën njëherë e shkreta veç duke pastruar, e kishte shumë problem pisllëkun”, tha ajo.

Ajo më pas postoi një tjetër video në InstaStory, ku ishin Luizi e Kiara duke folur për një bluzë që mbante artisti shkodran.

Bluza ishte e Kejvinës, ndërsa ajo shtoi: “Eh moj Kiara bukuroshe por kur merrje gjërat e mia brenda të pëlqenin. Shumë e dashur je”.

Leave a Reply