KBF Bashkimi përforcohet me Saranda Dacin e Prishtinës

0
33

KBF Bashkimi, pas transferimit të një prej basketbollisteve më të mira në vend, Arbnore Përqukut, ka arritur të sigurojë edhe shërbimet e basketbollistes prishtinase, Saranda Daci.

Daci, që luan në pozitën e qendrës, do të jetë pjesë e Bashkimit për edicionin 2019/20.

Klubi i ri i saj thotë se Daci është ndër më të mirat në pozitën e saj në Kosovë dhe ka fituar gjithçka në basketbollin tonë.

“Mirësevjen Saranda në familjen tonë”, ka shkruar klubi KBF Bashkimi në Facebook, ndërsa ka paralajmëruar se së shpejti do të prezantojnë edhe përforcimet tjera.

Daci, në edicionin e kaluar, ka fituar tre trofetë me Prishtinën.

Leave a Reply