Kalenderi shkruan historinë në Portugali

0
307

Garuesi ynë i automobilizmit, Liridon Kalenderi, ka arritur rezultat historik, duke dalë i dyti në garën ndërkombëtare malore, FIA Hill Climb Masters, që u mbajt në Braga të Portugalisë.

Kalenderi Liridon

Ai ka bërë një ngasje maestrale në garë, duke rrezikuar shumë për të bërë historinë e vendit në këtë lloj sporti.

Ai mbeti vetëm 0.37 sekonda “larg” të parit, për të marrë trofeun për vendin e dytë në garën prestigjioze të Bragës në Portugali.

Kalenderi zuri vendin e dytë në Grupin 4 të Kategorisë 2, me kohën 1 minutë 25,68 sekonda, duke ngecur për 0,370 sekonda me vendin e parë.

Liridon Kalenderi

Përfaqësim të suksesshëm patën edhe garusit e tjerë: Bardhyl Canolli, Faton Rama, Arijeta Rysha, Mimoza Jetullahu, Valon Jaha dhe Gazmend Demolli./topsporti.com

Leave a Reply