Kabashi – Shatri: Prioriteti jonë është që qytetin dhe fshatrat tona t’i bëjmë të jetueshme për banorët

0
487

Programi i LDK-së është real dhe i realizueshëm. Brengat e qytetarëve tanë janë obligim i yni që t’i zgjidhim, kështu ka deklaruar Kujtesa Kabashi – Shatri, kandidate e LDK-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit.

Kabashi – Shatri ka listuar prioritetet kryesore, duke përmendur investimet në infrastrukturë rrugore, ujë të pijes, rregullimin e kanalizimeve për ujëra të zeza e atmosferike, dhe shumë çështje tjera për të cilat ajo ka thënë se do të ngritë zërin në Asamblenë Komunale.

Postimi i plotë:

Programi i Ldk-së është real dhe i realizueshëm. Brengat e qytetarëve tanë janë obligim i yni që t’i zgjidhim.
Prioriteti jonë është që qytetin dhe fshatrat tona t’i bëjmë të jetueshme për banorët dhe tërheqëse e të pëlqyeshme për vizitorët.
-Rregullimi i infrastrukturës është njëri prej projekteve më me rëndësi për ne, përfshi këtu furnizimin e rregullt me ujë të pijshëm, rregullimin e kanalizimeve për ujëra të zeza e atmosferike, shtrimin e rrugëve e trotuareve dhe mirëmbajtjen e tyre, ndriçimin publik…
-Rregullimin e ambienteve shkollore si:kabinetet e ndryshme, terenet sportive, oborret e shkollave me parqe e kënde lojërash.
-Ndërtimin e ambulancave dhe funksionalizimin e atyre që janë aktuale, ofrimin e shërbimeve shëndetësore sa më afër qytetarëve.
-Besimi juaj më 17 Tetor do të jetë obligim i yni që do ta realizojmë së bashku. Na mbani për fjale, sepse ne jemi ata që mbajmë fjalën dhe qytetari është prioriteti ynë.
Votoni Ldk-në me numër 160
Votoni për kryetarin Anton Quni
Votoni Kujtesa Kabashi – Shatri me numër 6
Të punojmë së bashku në katër vitet e ardhshme

Leave a Reply