Ju sekser harroni, s’ka frikë Albini, nuk stepet, nuk dorëzohet dhe as nuk shantazhohet

0
461

I çmendur, apo sekser?!….

Nuk vritet Kryeministri.
Albini ka dëshmuar se nuk, frikësohet.

“Ujku”, mjegullën e dëshiron!
S’kanë ç’farë bëjnë të dështuar, për të frikësuar!
Ashtu si u tha nga mediumet e shkruara dhe ato elektronike, janë ofruar 35 mijë euro për vrasjen e Albinit.
Frikacakët e mbështjellur, ndoshta edhe nga petku fallco i faqe librit – facebook, ut, s’do arrijnë as edhe frikë e lëre më ndonjë trazirë aq shumë të dëshiruar Republikën, për ta destabilizuar.

Sekserët e nxitjeve për trubullirë, pështjellim dhe destabilizim të dështuar ende, asgjë pa filluar!
Ju sekser harroni, s’ka frikë Albini, nuk stepet, nuk dorëzohet dhe as nuk shantazhohet, për aq sa unë personalishtë e njoh, nga viti 97’…..

Duhet dhe mund të kritikohet Kryeministri me argumente për ndonjë vendim apo veprim të tij që bie ndesh me ligjet në fuqi.
Ç’farë dmth kjo?
Pse duhet Albini të vritet?
Për arsye të kontrabandës në Veri?
Kushdo që mendon se duhet të vritet Kryeministri i Atdheut të tij, fatkeqësisht ai/ajo janë me Serbi.
Me ofruar, shuma parash për të vrarë Kryeministrin është çmenduri!

S’ka dëshmi se Kryeministri ka lidhje me kontrabandën me kriminel në veri, apo ndonjë veprim që dëshmon për takime të fshehta me
ndonjë zyrtar serb.

KRYEMINISTRI, “vritet” me votë.

Republika e Kosovës me ose pa Albin Kurtin Kryeministër, d’ot vazhdoj rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Kujdo që kjo i pengon, apo në ndonjë mënyrë, mundohet me kriju pështjellim, mjegull për mos realizim të aspiratave të shumë dëshmorëve të kombit që u flijuan për liri dhe krijimin e Republikës si shtet funksional, d’ot DËSHTOJ.

Kurrë – kurrë, s’do harrohen vuajtjet e shumë gjeneratave që u dergjën në internim në burgjet serbe, fillimisht vetëm pse lexonin shqip, ndëgjonin muzikë shqipe, shkruanin shqip dhe kërkonin shkollimin në gjuhën amtare dhe në finale kapaku kulmoi me krijimin dhe daljen në skenë të Simbolit Kombëtar Shqiptar UÇK-ës!

Mos harroni……
Kjo tokë, s’do jet kurrë e qetë, derisa të realizohen qëllimet e dëshmorëve të kombit!
Gjaku i derdhur i shumë viktimave, s’do lejoj qetësi derisa Kosova të funksionoj si shtet me sovranitet të plotë dhe me institucione kredibile.

Gjaku, s’është ujë!

Shkruan: Petrit DIBRANI

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply