Ju mban fryma erë? 4 zgjidhjet që ju shpëtojnë nga ky problem

0

A e dini që rreth 60% e popullsisë vuan nga aroma e rëndë e frymës? Ndonjëherë nuk mjafton higjiena e duhur, pasi fryma vijon të jetë e rëndë.

Në rast se përballeni me momente të tilla të sikletshme, pas përtypjes së çamçakëzit që është zgjidhja e parë, ju propozojmë edhe katër të tjera.

Pini një gotë me ujë- Bakteret që ndodhen në gojë çlirojnë gaz. Sa më shumë aromë të keqe të keni, aq më shumë të dehidratuar jeni, kështu që pini ujë dhe do të ndiheni më të freskët.

Bimët aromatike– Përtypni mente, majdanoz ose borzilok për të freskuar gojën.

Molla- Një mollë në ditë mban mjekun larg. Kjo gjë vlen edhe në rastin e aromës së rëndë të gojës, ku pas konsumit të saj do të ndiheni më të pastër.

Shtrydhni pak limon– Lëngu i limonit jo vetëm është i shëndetshëm, por vret edhe bakteret që shkarkojnë aromën e rëndë, shkruan noa.al. Kështu që nëse nuk rrini dot pa ngrënë hudhër apo qepë, zgjidhjen e mësuat.