Jonida Maliqi për tre vite nuk i kishte folur Ermal Mamaqit, do të befasoheni pse

0

Jonida Maliqi dhe Ermal Mamaqi nuk kishin folur për tre vite mes vete për një arsye interesante.

Jonida Maliqi po bën përgatitjet e fundit për pjesëmarrje në festivalin “Eurovision”.

Këngëtarja ishte e ftuar mbrëmë në një intervistë për emisionin “Xing me Ermalin”, ku tregoi se përse nuk kishte folur për tre vite me Ermalin.

“Unë për 3 vite nuk i kam folur me gojë Ermalit sepse i bënte pritë të gjithë nxënësve të Liceut Artistik me shakatë e tij së bashku me Eglein Laknorin.

Kisha gjithmonë ankth kur e shihja Ermalin se e dija që do bënte ndonjë bëmë dhe mbaja seriozitetin që më karakterizonte”, ka thënë ajo.

Për ndryshe, Jonida Maliqi konkurron në “Eurovision” me këngën “Ktheju Tokës”. /Lajmi.net/