Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj janë sërish bashkë, detajet që s’duhen humbur nga romanca në hotele e Porsche, Ukcenaj i zbulon: Ju përqafoj

0
664

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj janë rikthyer sëbashku, pas një periudhe të shkurtër ndarjeje. Duket se këngëtarja dhe aktori kanë dashur t’i japin edhe një mundësi njëri-tjetrit, duke rindezur romancën mes tyre.

Disa ditë më parë, në rrjete sociale qarkulluan foto të çifti nga plazhet në Jug të Shqipërisë. Ishin pikërisht dy protagonistët, që zgjodhën të publikonin foto nga vendi i përbashkët që kishin zgjedhur për të kaluar një fundjave romantike.

Postimi i çiftit, disa ditë më parë.

Si aktori, edhe këngëtarja Maliqi postuan në profilet e tyre foto buzë detit, ndërsa nuk mungoi dhe pamja nga dhoma e hotelit, ku në sfond shfaqeshin dy gota verë. Në këtë pamje dukej dhe një shkëmb, që ishte detaji që e forconte edhe më shumë faktin se ndodheshin në të njëjtin destinacion.

Pëlqimet e Jonida Maliqit.

Për më tepër, Jonida Maliqi ka pëlqyer disa nga fotot e Romeos në profilin e tij në Instagram, duke e bërë të qartë se ata janë bashkë.

Pëlqimet e Jonida Maliqit.

Por, një tjetër detaj që nuk duhet lënë pas është komenti i aktorit Visjan Ukcenaj, që njeh makinën e aktorit dhe nuk nguron të hedhë kunjat, në foton e Jonida Maliqit, e cila shfaqet në një Porsche.

Postimi i Jonida Maliqit dhe komenti i Visjan Ukcenajt.

E njoh këtë makinë. Hugs ju përqafoj”,– shkruan Ukcenaj, ndërsa e ka shoqëruar me emoji të qeshurash. Ky koment tregon qartë, se Jonida nuk ndodhet vetëm, dhe është nën shoqërinë e aktorit, Veshaj.

Ndërkohë disa muaj më parë, Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj ishin në një lidhje, që përfundoi ende pa u konfirmuar nga çifti. Jonida Maliqi e pranoi hapur se ishte single, ndërsa Romeo Veshaj, në një intervistë për “ThumbOn”, foli në lidhje me këngëtaren, duke treguar se ishte vetëm. Që pas pamjeve të publikuara, ku Jonida Maliqi dhe Flori Mumajesi u shfaqën shumë të afërt, duket sikur diçka nի çift pësoi krisje.

Pas kësaj ndarjeje është aluduar shpesh për lidhje të Romeo Veshajt me femra të njohura në shoëbiz. Këngëtarja Xheisara dhe bloggerja Sara Kolami janë dy femrat që u përfolën për lidhje me aktorin, por megjithatë i mohuan këto thashetheme. Megjithatë, Romeo Veshaj ende e paska pasur mendjen tek këngëtarja, dhe ata janë rikthyer më të dashuruar se kurrë, duke e festuar rikthimin me një udhëtim romantik, edhe pse gjithë Shqipëria ndodhet në karantinë.

Leave a Reply