Johnsoni mendon se e di pse Kloppi po e lë Shaqirin jashtë fushës

0

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Glen Johnson, i cili ka luajtur me Xherdan Shaqirin në Stoke City sezonin e kaluar, thotë se anësori zviceran mund të lihet jashtë të “Kuqve” për arsye disiplinore.

Shaqiri ishte shpesh i pari te të “Kuqët” gjatë gjysmës së parë të sezonit, por ai nuk është futur në fushë që nga 24 shkurti.

Ish-shoku i tij i ekipit, Johnson ishte mysafir në “BBC Radio 5Live Football Daily Podcast” ku foli për një sërë temash rreth karrierës së tij.

“Kur shkonin mirë, ai do të ishte një lojtar i madh për ne dhe do të performonte mirë. Kur gjërat nuk shkonin mirë, ai do të ishte një humbje. Kjo ishte e qartë për tu parë”, ka thënë Johnson për Shaqirin, transmeton Koha.net.

I pyetur nëse Shaqiri do të mund të kishte “një acarim” sepse nuk po i jepet koha për lojë, Johnson tha: “Me shumë gjasë, Jurgen Klopp nuk do të merrej me të – ai do ta vendoste atë në shtrat”.

27-vjeçari duket se ka një reputacion të keq për disiplinë, por nëse Johnsoni ka të drejtë apo jo, mbetet të shihet.