Jo, ti nuk e meriton një shans të dytë

0

Jo, ti nuk e meriton një shans të dytë. Ja tek erdhe, duke u lutur për një shans tjetër.

Këtë herë po më thua se gjërat do të shkojnë ndryshe, që ti ke ndryshuar dhe se tani je gati. Por unë kam disa pyetje. Pse tani? Pse jo më parë? A kishe nevojë të flije me një grua tjetër për të kuptuar se askush nuk krahasohet me mua? A tu desh të kaloje kohë në krahët e një gruaje tjetër për të kuptuar se askush nuk mund të të bëjë të ndihesh mirë sikur unë? A tu desh të puthje buzë të tjera për të kuptuar se asnjëra prej tyre nuk shijonte si unë?

Tani, më thua që dëshiron një shans tjetër, sepse pasi u ndamë bashkë e kuptove se sa shumë më ke dashur. Mungesa ime të ka bërë që të të mungoj dhe tani do të kthehesh tek unë, vetëm se tani je paksa shumë vonë.

Më lejo të të kujtoj të gjitha herët që të kam pritur dhe nuk ke ardhur. Të gjitha ato mesazhe që lexoje dhe nuk iu përgjigje kurrë. Të gjitha ato raste kur kisha nevojë për ty, por ti ishe gjithmonë shumë i zënë për mua. Të gjitha ato net pa gjumë kur më bëje të ndihesha sikur nuk isha e mjaftueshme për ty.

Tani po më kërkon mua një mundësi tjetër. Por përgjigja ime është e thjeshtë:

Jo, ti nuk e meriton një shans të dytë.

Ti nuk duhet të më humbisje për të kuptuar se jam me vlerë për ty. Nuk duhet të më humbisje për të kuptuar vlerën time.

Nëse do të doja të të jepja një mundësi tjetër, kjo nuk do të ishte e dyta. Do të ishte ajo e qindta, apo e milionta. Të kam dhënë shumë mundësi në të kaluarën.

Çdo herë që më le në pritje, të dhashë një mundësi për t’u kthyer dhe për ta rregulluar, por kurrë nuk e bërë këtë. Për çdo premtim që ke thyer, unë të kam dhënë shumë mundësi për të shpjenguar veten dhe për të bërë gjëra të mira, por nuk e ke bërë kurrë.

Kam provuar. Kam pritur. Unë jam treguar e duruar. Gjithmonë kam shpresuar se një ditë ti do t’i bësh gjërat siç duhet dhe nuk e bërë. Unë të dhashë dhe të dhashë dhe gjithçka që ti bëre ishte të merrje dhe të merrje. Në fund, isha unë që u la bosh dhe u thye. Unë të dhashë të gjithë veten time dhe ti nuk më dhe as mjaftueshëm nga vetja.

Unë nuk i nxjerr lehtësisht njerëzit nga jeta ime, ama kur kjo ndodh, nuk ka më kthim pas.

Kur e dua dikë, përpiqem ta mbaj për aq kohë sa të jetë e mundur, por sapo ta lë, e lë të shkojë përgjithmonë. Unë u përpoqa të të frenoj, por ti zgjodhe rrugën më të ulët, duke më lënë thellësisht të plagosur.

Nuk mund të të jap një mundësi tjetër. Dhënia e një shansi tjetër do të ishte sikur të të jepja një hark dhe një shigjetë, sikur të të jepja rastin të më qëllosh për t’më vrarë edhe një herë tjetër në zemër. Ti më ke dëmtuar mjaftueshëm një herë, nuk do të të lejoj ta bësh atë përsëri. Ti je një rrezik, që s’jam gati ta marr më përsipër.

Po, ne jemi njerëzor, bëjmë gabime dhe disa njerëz meritojnë një shans të dytë. Megjithatë, unë nuk jap shans të dytë për njerëzit që kanë thyer zemrën dhe besimin tim.

E kuptova se jo të gjithë e meritojnë dashurinë time dhe ata që më lëndojnë, sigurisht nuk meritojnë një shans tjetër. Të kam dashur, por duhet të dëgjoj zemrën time. Unë duhet të them jo, ti nuk meriton një mundësi tjetër.

Dhënia e shanseve të dyta nuk ka punuar kurrë më parë. Mësova se pas faljes së parë, e dyta ishte edhe më e keqe. Dhe nuk do ta përsëris këtë gabim.

Ke humbur besimin tim, dhe pa besim, një marrëdhënie nuk do të thotë asgjë. Nuk mund të të besoj më dhe asgjë që më thua nuk do të ndryshojë mënyrën se si mendoj për këtë. Asgjë që bën nuk do të bëjë që unë të ndryshoj mendjen time. Ti e kishe rastin të jesh pjesë e jetës sime dhe e humbe krejtësisht atë. Unë nuk do të vazhdoj të të jap mundësi. Nuk kam kohë për ta bërë këtë. Kam ecur përpara, duhet ta bësh edhe ti këtë.

Të lutem kthehu aty ku ishe deri pak ditë më parë! Mos më kërko një shans tjetër, nuk e meriton!/FN

Leave a Reply