Jetonte me gjyshen 82-vjeçare me qira/ 14-vjeçarit i plotësohet ëndrra, bëhet me shtëpi

0
535

Fjalët e Mariglenit prekën këdo që i dëgjoi, djali tha se e ndiqte emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” dhe se e shikonte këtë emision si të vetmen shpresë.

Pas rastit të publikuar në News 24, Elvis dhe Fatma Naçi, vizituan personalisht Mariglenin në Gramsh ku dhe i thanë se ajo që ka në zemër do i kthehet në realitet.

“Historia e Mariglenit na ka prekur të gjithëve shumë, ne kemi ardhur në Gramsh për ta takuar. Jo vetëm do ta takojmë, ne sot për Mariglenin kei nëj surprizë. Lëndimet e mëdha që ka marrë në jetë, me ndihmën e Zotit shpresojmë që t’ia lehtësojme sot”,-u shpreh Elvisi.

“Marigleni deri më sot ka qenë në vështirësi shumë të madhe, tashme ai duhet ta dijë që nuk është më vetëm. Na ka të gjithë ne bashkë”,-tha Fatma.

Tek pragu i banesës ku banojne me qira, Marigleni dhe gjyshja takojnë vizitorët nga Tirana.

“Do donim të uleshim të bisedonim këtu, por Mariglen e tille është situata, korona nuk na lejon. Ti ke kaluar shumë vështirësi, je rritur më shumë sesa e ke moshën . Ne sa ti kemi djalin e madh. Ne të kemi si djalin tonë. Nuk t’i kompensojmë dot të gjitha. Tani ne do të shkojmë të gjithë do të shikojmë një gjë. Shikoj që ke një top futbolli. E paske qejf”-, tha Elvisi.

Me të mbërritur përpara derës së shtëpisë së re Elvisi i tha Mariglenit se një surprizë e madhe, dhuratë e shqiptarëve e priste pas derës.

“Mariglen këto ditë ke kaluar vështirësi, e ke shprehur këtë. Ke mbetur vetëm me gjyshen, të jap fjalën që ne do të gjendemi. Bashkë me ne ti do bëhesh ai që do të ndihmosh të tjerë nesër. Ti do bëshesh një djalë i shkëlqyeshëm. Këtu shkruan “Shqiptarët për shqiptarët”. Shumë u lutën dhe shumë kanë kontribuar. Tek Marigleni ne kemi gjetur edukatën, durimin. Ne jemi bashkuar, po të japim këtë celës që të lumturohemi të gjithë. Hape derën të shikojmë të gjithë surprizën tani”-,i tha Elvisi Mariglenit.

Shtëpia e re e ka emocionuar Mariglenin dhe gjyshën. “Ta gëzoni dhe të jetosh bashkë me gjyshen sa më të lumtur. Gjyshe tu bëftë nipi mbret. Nesër të ndihmojë shqiptarët. Marigleni gjyshe të ka dritën e syve”,-i tha Elvisi djalit dhe gjyshes.

“Kam një ënderr të bëhem futbollist. Nëse bëhem dua që paratë që do mbledh të ndihmoj ata që sot më ndihmuan mua”,-u shpreh Marigleni.

“Kam besim se kjo do bëhet 100%, ti do jesh një shqiptar i mrekullueshëm. Zoti tu japi një jetë të lumtur. Ju e doni njëri-tjetërin shumë fortë, shumë u prekën nga historia juaj. Ata ju duan fortë, ju do ta keni zemrën e tyre hapur, ashtu edhe zemrën time dhe të Elvisit. Ti jep një shembull, ke zemër të madhe. Ti je nje djalë i edukuar dhe kaq i mirë. Ke dashur të jesh në emision. Vazhdo kështu na ke dhënë një emocion të madh, ti je djali që ëndërron cdo prind” ,-i tha Fatma Mariglenit.

“E di që ishtë sprovë e madhe, por ditë të bardha do të vijnë edhe për mua”,-u shpreh Marigleni.

“Mariglen unë nuk e kam ditur që ti e kishe me kaq pasion sportin. Ka qëlluar që kjo shtëpi ka qenë e Lorencit që sot luan me Partizanin, ka qenë rastësi që të dhuruam një shtëpi të sportistit. Shpresojmë që edhe ti të ecësh në fushën e sportit. E kemi filluar me këmbën e mbarë”,-i tha Elvisi djalit. Tashmë ëndrra e Mariglenit dhe gjyshes është bërë realitet, kjo falë bujarisë dhe kontributit të shqiptarëve kudo që ata ndodhen.

Elvis Naçi tha gjithashtu në studio se 14-vjecarit do t’i jepet edhe një pension prej 500 eurosh në muaj./ BW

Leave a Reply