“Je keq për 500 Lekë o burrë i dheut”, Trejsi Sejdini mesazh për Leonard Dukën? Do ndahemi, s’je xheloz e as do t’ja dish më kë jam…

0
475

Ish-missi Trejsi Sejdini prej kohësh ndodhet përtej oqeanit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po zhvillon karrierën e saj në moddeling.

Bukuroshja është vënë shpesh në qendër të vëmendjes për lidhjen me kreun e bandës, Leonard Dukën.

Por, edhe pse ka pohuar se janë ndarë, duket sikur këto video janë mesazhe drejtuar ishit të saj. Dy realizimet në programin e famshëm TikTok, përmendin lekët dhe mungesa e xhelozisë, të cilat duket se si kanë pëlqyer Trejsi Sejdinit.

Në videon e parë, ish-missi ankohet se nuk ka marrë asnjë dhuratë simbolike dhe romantike, siç janë lulet: “Gjithë shoqet me lule, po pse mos kem dhe unë lule o burri i dheut, ca je keq për 500 lekë, për një trëndafil?”

Por, jo vetëm kaq! Në një video të dytë, Trejsi Sejdini tregon se ka mungesë xhelozie nga ana e partnerit dhe nuk do t’ja dijë se me kë është…

“O do sqarojmë disa gjëra, ose unë e ti më mirë do ndahemi. Ti në punë tate ti në punë time. E para njëher do më tregosh më kë je, ku je. Fakti që ti nuk më shkruan mua të më shkruash ku je i bie që nuk je xheloz, as nuk do me dit nëse jam me ndonjë burrë…,”- janë fjalët e përsëritura në videon e dytë.

Ish-miss Universe Albania, mohoi të ketë pasur lidhje me kreun e bandës, Leonard Dukën. Por, nga ana tjetër, faktet flasin ndryshe. Luksi i shfrenuar dhe udhëtimi me makinat nga më të shtrenjtat, tregojnë se dikush fshihet pas Trejsi Sejdinit. Megjithatë Trejsi Sejdini ka theksuar se është single.

Leave a Reply