James transferohet te Manchester United

0
38

Daniel James është zyrtarisht futbollist i Manchester United. Kanë qenë vetë “djajtë e kuq” që kanë zyrtarizuar transferimin e 21-vjeçarit uellsian, i cili vjen nga klubi i Swanseat.

Futbollisti ka luajtur 33 ndeshje me Swansean dhe ka shënuar edhe 4 gola, gjatë sezonit të fundit që ka qenë pjesë e kësaj skuadre në Championship.

Uellsiani luan si sulmues anësor dhe ka bërë tashmë debutimin edhe me përfaqësuesen e tij, duke luajtur për 4 takime, ndërsa pritet të jetë një vlerë e shtuar për formacionin e Solskjaer.

Futbollisti ndiqej nga disa skuadra në Premier League, mes të cilave Tottenhami, Evertoni dhe Chelsea, por “djajtë e kuq” u treguan të shpejtë dhe mbyllën në kohë marrëveshjen./SS

Leave a Reply