Jakup Krasniqi niset drejt Hagës

0
30

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi është nisur drejt Hagës ku do të merret në pyetje nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate është shoqëruar nga funksionarë të lartë të partisë së tij si deputeti Bilall Sherifi, ministri Skënder Reçica, etj.

Krasniqi duhet të paraqitet para Gjykatës Speciale nesër. Përpos Krasniqit, sot drejt Hagës do të udhëtojë edhe kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj. Jakup Krasniqi, ish-udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëherit kishte edhe pozitën e zëdhënësit të UÇK-së.

Leave a Reply