Ja si mund t’i bëni buzët e trasha

0
763
Foto: Ilustrim

Dëshironi të keni buzë të plota duke qenë se nuk keni në gen buzët e Angeline Jolie?Në lidhje me këtë vijnë në ndihmë disa truke të thjeshta, të cilat marrin më pak se 2 minuta kohë për t’i realizuar.

Ashtu siç përpiqeni të theksoni detaja të tjera të fytyrës tuaj, bëjeni këtë gjë edhe me buzët.Bëjini buzëve një kontur më të theksuar në mënyrë që të krijoni iluzionin e buzëve të plota dhe e gjithë kjo arrihet duke “luajtur” me mënyrën se si realizoni trukun.

Buzët e bukura të ndryshojnë tërë pamjen e fytyrës, duke të krijuar përshtypjen e një femre fatale.E mira në këtë rast është se nuk këshillohen ndërhyrjet në buzë, si për shembull me fryrje me anë të gjilpërës.Thjesht këshillohet të bëhet kujdes me mënyrën se si do të lyeni buzët dhe pse jo duke zgjedhur një buzëkuq i cili zgjat për disa orë.Mjetet që duhet të përdorni për buzë të plota:Një furçë buzësh e cila i mban ato shumë të butaShkëlqyes ose buzëkuq, i cili krijon idenë e një buze të fryrëLaps i cili përdoret për të krijuar një dritë hije më të theksuar, pra më të errët se buzët tuaja.Buzët e plota në përgjithësi janë qëllimi i femrave të cilat i kushtojnë vemendjen e duhur look-ut të tyre dhe gjithnjë përgatiten mirë përpara se të dalin.

Pra e rëndësishme është që gjithnjë të përdorni një kontur buzësh apo laps, i cili të jetë një ton më i errët se buzët tuaja.Më pas me anë të furçës apo gishtit mund ta përhapni në mënyrë të njëtrajtshme në buzët tuaja, duke krijuar iluzionin e buzëve të plota.Bëni kujdes, qendroni larg buzëve të errta pasi ato kanë tëndencë të minimizojnë buzët.

Leave a Reply