Ja si mund ta mbani tërë ditën buzëkuqin

0
643

A jeni brengosur gjithmonë që nuk mund të jeni në gjendje ta mbani buzëkuqin tërë ditën? Mos u brengosni më, sepse tani kemi gjetur sekretin për ta arritur këtë.

Provojeni këtë trik shumë të thjeshtë dhe buzët tuaja do të qëndrojnë të ngjyrosura gjatë tërë ditës. Së pari sigurohuni që ato të jenë të hidratuara dhe të mos keni copëza të lëkurës së vdekur të mbetur në to. Më pas filloni të përdorni lapsin e buzëve.

SEKRETI I BUZËVE JOSHËSE

Përdorimi i lapsit të buzëve është sekreti për ta ruajtur ngjyrën e buzëve nga zbehja. Vijëzoni buzët tuaja së pari duke i kufizuar ato, e më pas mbushni tërë sipërfaqen e tyre me laps për të ndihmuar në krijimin e një baze që do të mbajë buzëkuqin në vend. Mund ta kombinoni ngjyrën e lapsit të buzëve me ngjyrën e buzëkuqit ose të përdorni një tjetër ngjyrë. Përdorni një laps me ngjyrë bezhe nëse dëshironi, ose një ngjyrë a hije tjetër për të formuar një ngjyrë të re pas kombinimit me buzëkuqin tuaj. Pra ruajtja e ngjyrës së buzëve për një kohë të gjatë është aq e lehtë sa mjafton ta mbani një laps me vete, për buzë joshëse dhe të ngjyrosura.

Leave a Reply