Ja si duhet të aplikoni online për leje qarkullimi në Prizren si person fizik apo fermer

0
1174

Masat e reja të lëvizjes të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë në përpjekje për parandalimin e përhapjes të COVID-19, ka bërë që qytetarë të shumtë të kërkojnë leje për qarkullim.

Leje të tilla vazhdojnë të kërkojnë edhe fermerët dhe kategori të ndryshme të biznesit. Si rrjedhojë Komuna e Prizrenit ka prezantuar një mundësi të mirë të aplikimit online për të siguruar lejen e qarkullimit për persona fizik dhe fermerët.
Siç e ka prezantuar këtë modalitet, del të jetë shumë i lehtë dhe i thjesht për tu plotësuar.

“Forma për leje qarkullimi

Të nderuar qytetarë, më poshtë mund të gjeni linkun e formularit për aplikimin online për leje qarkullimi brenda Komunës së Prizrenit, për personat fizikë dhe për fermerë.

https://forms.gle/EReyjcquAFbHbEGL6

Për të përfunduar aplikimin, duhet të plotësohen të gjitha informacionet e kërkuara brenda këtij formulari. Pas shqyrtimit të kërkesës nga Shtabi Emergjent Lokal i Komunës së Prizrenit, palët njoftohen në rast të aprovimit nga Komuna.

Kërkesa nga ky formular vlen vetëm për qarkullin brenda territorit të Komunës së Prizrenit, ndërsa për lëvizjet jashtë Prizrenit dhe për të hyrë në Komunën e Prizrenit, duhet të bëhet kërkesë në Shtabin Emergjent të Komunës së Prizrenit përmes email-it: shtabiemergjent.kpz@gmail.com . Kërkesa më pas përcjellet për aprovim te Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit./04 Online

Leave a Reply