Ja përse ju rrjedhin hundët nga kondicioneri

0
23

Kur hyni në lokal të ftohtë, të klimatizuar, hunda ju rrjedh mu sikur edhe dimrit kur nga shtëpia e ngrohtë dilni në ajër të ftohtë, shpjegon dr. John Oman, shef i Repartit të Alergjive në Qendrën Mjekësore Tafts në Boston

“Ajri i ftohtë është shkaktari për reflekse të sistemit nervor në hundë, për ç’shkak gjëndrat në membranat nazale fillojnë të prodhojnë sekrecion. Ai problem është edhe më theksuar te ata të cilët vuajnë nga alergjitë. Mirëpo, ndryshimet e temperaturës dhe lagështisë së ajrit do të duhej të shkaktonin vetëm rrjedhje afatshkurtër të hundës”, thekson John Oman.

Alergologia dr. Maria Garcia-Lloret shpjegon që ata të cilët vuajnë nga alergjia janë të ndjeshëm ndaj kondicionerëve për shkak që grimcat e imëta të polenit, mykut, pluhurave dhe alergjenëve të tjerë që mund të jenë “të burgosur” në aparatin e klimës, i cili pastaj i liron në ajër kur aparati lëshohet në punë.

“Këta hibridë vetvetiu nuk do të shkaktonin reaksion alergjik, mirëpo mund të irritojnë hundën. Ekspozimi ndaj grimcave të mykut mund të shkaktojë reaksionin alergjik, i cili zgjat pak më gjatë”, shton ajo.

Për shkak të gjithë kësaj, dr. Richard Lebovic, rinolog, thekson që është me rëndësi që rregullisht të pastrohen kondicionerët dhe të ndërrohen filtrat, përcjell telegrafi.

“Nëse nuk i pastroni dhe nuk i ndërroni filtrat, i gjithë ajri të cilin e thithni, kalon nëpër filtër të mbuluar me pluhur, nëpër të cilin kalon edhe ajri, prandaj kjo nuk është e rekomandueshme”.

Kondicioneri me filtra të pastër në të vërtet mund të zvogëlojë problemet me sinuset, kështu që alergjenët nuk do të arrijnë në ajër, por shton që edhe nuk ka mënyrë që të pengohet që në çast të rrjedhë hunda për shkak të ndryshimeve të temperaturës dhe lagështisë së ajrit.

Leave a Reply