Ja cilat ministri do t’i udhëheq AAK-ja në qeverinë Hoti

0
562
Foto: Arkiva

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do t’i ketë 5 vende në qeverinë e ardhshme të drejtuar nga Avdullah Hoti.

Indeksonline ka mësuar emrat e personave dhe dikasteret që do të drejtohen nga partia e Ramush Haradinajt.

Zëvendëskryeministër është përcaktuar të jetë Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: Taksa e bëri Vuçiqin t'i lutet Kosovës

Ministër i Arsimit – Rame Lika

Ministër i Drejtësisë – Selim Selimi

Selimi nga AAK-PSD: Dalja e qytetarëve në votime e kënaqshme ...

Ministër i Ekonomisë – Blerim Kuqi

Blerim Kuqi me shumë vetura luksoze - Kosova Info

Ministre e Punëve të Jashtme – Meliza Haradinaj

MELIZA HARADINAJ - "Deputete" në Kuvendin Komunal të Prishtinës ...

Ndryshe, sekretari i AAK-së, Besnik Tahiri ka deklaruar dje se kanë mbetur edhe disa çështje për t’u dakorduar me LDK-në e pastaj të nënshkruhet edhe zyrtarisht marrëveshja.

“Shumë shpejt do të dalim me marrëveshjen finale, një marrëveshje e shpejtë për të nisur një qeveri të re, për të ndihmuar në këtë gjendje të rëndë është më se e nevojshme. Ajo që dua të them është se po punohet për t’u përgatitur kjo seancë, javën e ardhshme jam i bindur se do të kemi një qeveri të re”, ka deklaruar ai.

After Hague Appearance, Haradinaj Tells US, EU to Stop Pressuring ...

Leave a Reply