Italia “përmbys” Bosnjën, Greqia “bie” sërish në Athinë, Gjermania shënon 8 gola

0
40

Italia regjistroi një tjetër sukses në eliminatoret e Euro 2020-ës, teksa mbrëmjen e sotme, në “Allianz Stadium” të Torinos, mposhti me përmbysje Bosnjën, me rezultatin final 2-1.

Të besuarit e Roberto Mancinit u ndëshkuan në minutën e 32-të nga Edin Dzeko, por shënuan me Insignen dhe Verratin në pjesën e dytë, duke dalë me 3 pikë të tjera, që e konsolidojnë në krye të grupit, me 12 pikë të plota.

Po në grupin e “Axurrëve”, Greqia pësoi humbjen e dytë radhazi në Athinë, teksa mbrëmjen e sotme u mposht nga Armenia me rezultatin 2-3, duke “djegur” shpresat për një kualifikim të mundshëm, ndërsa Finlanda triumfoi ndaj Lichtesteinit, me rezultatin 0-2.

Gjermania u tregua e pamëshirshme ndaj Estonisë, duke shënuar plot 8 herë në suksesin 8-0, teksa 54 nga golat u shënuan që në 45 minutat e para. Në të njëjtin grup, Irlanda e Veriut fitoi me rezultatin minimal 0-1, duke marrë kreun e grupit me 12 pikë.

Në sfidat e tjera, Belgjika triumfoi 3-0 me Skocinë, ku shënuan 2 herë Lukaku dhe një herë De Bruyne, ndërsa Hungaria fitoi minimalisht 1-0 ndaj Uellsit./SS

Leave a Reply