Ish-ushtari i UÇK’së: Më përpara vdes, se sa bëj testin e koronavirusit me donacione të Serbisë

0
525

Nënkryetari i Komunës së Shtimes, Rrahman Jakupi, i cili ka qenë edhe ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se ai më parë pranon të vdes se sa të bëj testin e koronavirusit me donacione të Serbisë, shkruan Gazeta Metro. 

Ministria e Shëndetësisë sot ka pranuar një donacion prej 1 mijë teste për koronavirus të cilat kanë ardhur nga Serbia.

Për këtë ka reaguar nënkryetari i Komunës së Shtimes, Rrahman Jakupi, me anë të një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se më përpara pranon të vdes sesa të bëjë testin e koronavirusit me teste të ardhura donacion nga Serbia.

“Ma parë pranoj me vdek se me bë testin e Coronvirusit me donacion të Serbisë”, ka shkruar Jakupi.

Më poshtë shkrimi i tij i plotë në Facebook.

Leave a Reply