Ish-futbollisti i famshëm i “Djajve të Kuq”, kritika të forta Ronaldos

0
207

“Solskjaer duhet të flasë me Ronaldon dhe të sqarojë disa sjellje të tij”. Gary Neville, ish-lojtari i Manchester United, tashmë në rolin e opinionistit, komentoi qëndrimin e kampionit portugez, i cili në fund të ndeshjes me Evertonin ishte protagonist i një skene që po nxit shumë diskutime. CR7, teksa u drejtua me kokën poshtë drejt dhomave të zhveshjes, u filmua ndërsa murmuriste.

“Ai po fliste me veten,” – vijoi Neville në mikrofonat e Sky Sports. – “Mund të shihet se ishte i zemëruar, por me kë? Ronaldo kur nuk fiton dhe nuk shënon zemërohet, por disa gjëra duhen bërë dhe sqaruar brenda dhomave të zhveshjes. Jo para kamerave “.

Neville është shumë kritik ndaj ish -sulmuesit të Juventusit.

“Donte të luante titullar, ishte i zemëruar sepse nuk shënoi, i zhgënjyer nga dështimi i ekipit për të fituar, por nuk ka nevojë ta tregojë aq shumë. Një sjellje e tillë nuk bën gjë tjetër veçse shton presionin, jo ​​vetëm mbi ambientin, por edhe mbi trajnerin.”

Neville shpreson për një sqarim të menjëhershëm midis të dyve, trajnerin Solskjaer dhe Ronaldos.

“Mendoj se Ronaldo është mjaft i zgjuar për të kuptuar se nuk duhet të sillet në këtë mënyrë. Do të ndodhë që ne të mos shënojë dhe të mos i luajë të gjitha ndeshjet, kështu që kjo gjë duhet të zgjidhet para se të ndodhë përsëri.”

Leave a Reply