Isa Mustafa s’e çeli gojën për Lushtakun e Remin, por kërkoi heqjen e taksës

0
Isa Mustafa

Sot u nisën për Hagë, ku do të merren në pyetje me ftesë të Gjykatës Speciale, dy komandatët e shquar të UÇK-së, Sami Lushtaku i Zonës së Drenicës dhe Rrustem Mustafa – Remi, i Zonës Operativë të Llapit.

Para nisjes, të dy komandantët u vizituan nga një komandant tjetër i shquar i UÇK-së, tash kryeministër, Ramush Haradinaj.

Haradinaj dhe të dy komandantët, thanë se po shkojnë në Hagë për ta mbrojtur edhe një herë luftën e pastër dhe heroike të UÇK-së.

Të gjithë liderët institucional folën për të Lushtakun dhe Remin, në ditën kur ata ju përgjigjen drejtësisë, mirëpo një lider heshti.

Është kryetari i partisë më të madhe opozitare, LDK-së, Isa Mustafa që nuk e nxorri asnjë fjalë nga goja. As partia e tij, as njerëzit përreth nuk e thanë një fjalë të vetme për shkuarjen e dy komandantëve në Hagë.

E Mustafa, ndoshta ende duke u marrë me lavdërimin që ia bëri presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dje, sot e vazhdoi pushimin edhe në Facebook.

Vuçiq në një deklaratë për media në Beograd, tha se, nder tjerash, “… Mendoj se është shumë më lehtë sot kur LDK doli me një deklaratë të tillë se nuk është mirë që Prishtina të mos e dëgjojë këshillën e Trumpit”.

Isa Mustafa, në një deklaratë për media, kishte thënë se taksa kundër Serbisë është bërë më shumë për konsum të brendshëm se sa për të arritur efekte. Ka kërkuar të dëgjohen këshillat e amerikanëve, meqë, SHBA e ka çliruar Kosovën.

E Mustafa duket se nuk ka fort simpati për komandantët e UÇK-së.

Ai në kohën sa ishte kryeministër i vendit, e pat shkruar një status skandaloz në Facebook kundër Ramush Haradinajn.

Të premten e 16 tetorit të vitit 2016, Mustafa i nxehur fort, kishte shkruar për Radoniqin, aty ku Serbia u mundua të godiste Haradinajn, por që gjithçka i shkoi huq dhe Tribunali i Hagës e vërtetoi që nuk pati asgjë, shkruan ballkani.info

“Ramushi e paska dhënë një deklaratë të fortë në Interaktiv: “Nëse arrestohen deputetët, populli do ta arrestoj Isa Mustafën” … ndoshta në Liqenin e Radoniqit. Populli thotë se atje ka te burgosur të “popullit”, pati shkruar Mustafa në Facebook. Mirëpo, vetëm disa minuta më pas e kishte hequr këtë status, me arsyetimin se profili i tij ishte “hakur”, gjë që asnjëherë nuk u vërtetua.

Më pas, Mustafa për një kohë të caktuar e kishte mbyllur llogarinë në Facebook.