Inzaghi: Duam të ngremë trofeun në shtëpi, e ardhmja ime vendoset në fund të sezonit

0

Lazio do të përballet sot me Atalantën në sfidën finale të Kupës së Italisë. Ndërsa tekniku i bardhekaltërve, Simone Inzaghi doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp.

Ai tha se skuadra është gati për t’u përballur me zikaltrit sot. Poashtu shtoi se e njeh mirë Atalantën dhe se pret që futbollistët e tij të të dhurojnë një ndeshje mjaft të mirë dhe të ekuilibruar.

“Skuadra është mirë dhe gati fizikisht e mendërisht, për të përballuar një sfidë të tillë. Jemi përballur pak ditë më parë me Atalantën dhe kemi humbur. Por kemi bërë një ndeshje të mirë. Nesër e dimë që nuk do të jetë aspak e lehtë. Por duhet të bëjmë ndeshjen perfekte, për t’ia dalë”, tha Inzaghi.

Numri 1 i stolit të Lazios theksoi se e ardhmja e tij nuk lidhet aspak me rezultatin në finalen e Kupës, ndërsa shtoi se bilanci pritet të bëhet në fund të sezonit.

“Finalen e Kupës e luajmë në shtëpinë tonë, para tifozëve tanë dhe për këtë arsye dua që ta fitojmë. E ardhmja ime nuk varet nga një ndeshje e vetme, por mund t’ju them se në fund të sezonit do të ulemi me drejtuesit për të analizuar gjithçka dhe për të vendosur”, deklaroi trajneri i Lazios./SS

Leave a Reply