Komuniteti shqiptaro-amerikan ndihmon sektorin shëndetësor të Kosovës

0
7108
Foto: Ilustrim

Dr. Latifi, në ditët e fundit të vitit 2018 u krijua Kolegji i Kirurgëve të Kosovës (foto sipër) dhe ju u zgjodhët President i tij. Për më tepër, ju keni marrë përsipër rifillimin e botimit të Revistës së vetme Shkencore Mjekësore në Kosovë, Gazeta e Kirurgjisë së Kosovës. Tani ju jeni duke udhëhequr një përpjekje të madhe për të mbledhur fonde të mjaftueshme që sigurojnë punën e këtij institucioni të rëndësishëm mjekësor për dekadën e ardhshme. Çfarë e frymëzoi këtë iniciativë të re?

Dr. Latifi: Ky frymëzim ishte i lehtë. Thjesht,kur shikojmë prapa se çfarë ka ndodhur në kirurgji dhe mjekësi në përgjithësi për tre dekadat e fundit në vendet tona, e kuptojmë se duhet gjetur një zgjidhje. Pra, krijimi i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës dhe rifillimi i botimit të Gazetës së Kirurgjisë në Kosovë pasqyron një moment të rëndësishëm në historinë e shkencës dhe praktikës kirurgjikale në Kosovë, e cila aktualisht gjendet në një pikë kritike dhe në një udhëkryq. Ajo plotëson një boshllëk të madh në proceset tona organizative dhe shkencore për më shumë se 800 kirurgë të Kosovës si dhe qindra kirurgë të tjerë kosovarë që praktikojnë këtë profesion në tërë botën. Deri më tani kirurgët kosovarë nuk kishin një vend ku të mblidheshin dhe të shprehnin shqetësimet e tyre në një formë qëllimisht të strukturuar dhe të vlerësuar nga kolegët. Tani Kolegji dhe Revista janë ai vend.

Për më shumë se tre dekada praktika e kirurgjisë në Kosovë është gërryer, shkatërruar dhe zvogëluar në kuptimin e ndihmëssë parë të thjeshtë si dhe ka shërbyer më shumë sinjë “kalim përmes shërbimit” për pacientët gjatë udhës për në institucionet e tjera kirurgjikale në rajon ose qendra të tjera mjekësore evropiane. Në spitalet tona nuk janë kryer me dekada procedurat komplekse dhe të avancuara kirurgjikale dhe më pas nuk u janë mësuar kirurgëve tanë të rinj. Për më tepër, procedurat komplekse dhe të avancuara për pacientët e Kosovës kryheshin dhe ende po kryhen në vendet tjera, të paguara nga Qeveria e Kosovës, por kryesisht nga qytetarët tanë privatisht. Shkenca kirurgjikale dhe hulumtimet kirurgjikale po zvogëloheshin duke u bërë të pavëmendshme dhe inekzistente. Pra, brenda 30 viteve, në vend që të udhëtonim në horizontet e reja të botës së kirurgjisë, ne kemi udhëtuar prapa në shekullin e kaluar dhe në drejtimin e kundërt të pjesës më të madhe të botëssë kirurgjisë. Ne nuk kemi kryer ndërhyrje kirurgjikale komplekse dhe nuk kemi publikuar punime shkencore. Kështu që, nëse ne nuk botojmë, ne zhdukemi. Ajo që ka pasuar është kaosi kirurgjik. Në këtë cikël vicioz, kirurgë të rinj, mjekë të tjerë, madje edhe studentë të mjekësisë po largohen nga vendi, edhe 20 vjet pas përfundimit të luftës. Në fakt, rishtazi kjo ka marrë përmasa epidemike. Për 20 vitet e fundit gjendja e mjekësisë dhe kirurgjisë nuk ndryshoi shumë dhe më e rëndësishmja, qeveritë as nuk morën masa minimale për të përmirësuar kushtet e punës në mënyrë që të përmirësonin të ardhmen e kirurgëve dhe studentëve më të mirë dhe më të ndritshëm të kirurgjisë. Secili prej nesh ka një anëtar të familjes apo mik që ka marrë dhe ose ka kërkuar ndihmë kirurgjikale dhe mjekësore jashtë Kosovës gjatë njëzet viteve të fundit. Shumica prej nesh paguan për ato shërbime. Pra, është e domosdoshme që të ndërtojmë një sistem të qëndrueshëm të kujdesit shëndetësor, bazuar në shkencë dhe jo në politikë dhe interesa vetjake.

Tani ju përsërijeni duke udhëhequr përmes shembullit me një zotim për të kontribuar gjysmë milioni dollarë për dhjetë vitet e ardhshme. Ky është një gjest i mrekullueshëm bujarie nga ana juaj, por edhe një akt besimi në rëndësinë dhe aftësitë e këtij Kolegji të Kirurgëve. Si është duke ndihmuar Kosovën ky ‘organ shkencor dhe avokues’, siç e keni përshkruar në një intervistë tjetër?

Dr. Latifi: Secili prej nesh duhet të udhëheqë me shembullin e vet. Siç thuhet, ne duhet të ‘realizojmë në praktikë atë që e flasim’. Unë e kam bërë këtë, por edhe të tjerët më janë bashkuar, dhe unë shpresoj që edhe të tjerë do të na bashkohen. Ne nuk mund të kërkojmë që vetëm qeveritë dhe organizatat donatore të na ndihmojnë. Duhet të ofrojmë edhe paratë tona. Misioni i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës është të unifikojë të gjithë kirurgët praktikues, si në spitalet dhe institucionet akademike publike edhe ato në praktikën private në tërë vendin, kursantët e çdo disipline kirurgjikale dhe studentët e mjekësisë që do të ndjekin kirurgjinë në të ardhmen. Kjo do të bëhet përmes edukimit të strukturuar të vazhdueshëm, ndryshimeve të politikave të organizuara përmes komiteteve të ndryshme, përmbajtja dhe aktivitetet e të cilave do të avancohen gjatë viteve të ardhshme, në mënyrë që të përmirësohet cilësia e kujdesit kirurgjik, të rritet qasja kirurgjike për të gjithë pacientët, të zvogëlohen ndërlikimet, si dhe të përmirësohen rezultatet, e po ashtu edhe për të ulur koston e kujdesit për të gjithë.

Misioni kryesor i Kolegjit të Kirurgëveështë të bëhet partner i Ministrisë së Shëndetësisë të Kosovës dhe Dhomës së Mjekëve të Kosovës në ofrimin e cilësisë më të lartë të kujdesit, duke krijuar protokolle transparente për kujdesin kirurgjik në të gjithë spektrin e spitaleve dhe specializimeve. Rritja e cilësisë së kujdesit kirurgjikal në shkallë vendi do të zvogëlojë (nëse jo plotësisht të eliminojë) transferimin e pacientëve në vendet tjera që shkojnëmadje edhe për kirurgji bazike. Objektivi i Kolegjit është që të bëhet organi akreditues i cilësisë si për kirurgë individualë ashtu edhe për spitalet e vendit dhe shërbimet që ata ofrojnë, duke përdorur kujdesin kirurgjikal të bazuar në provat më të fundit.

Përmirësimi i cilësisë së kujdesit kirurgjikal do të çojë në qasje më të madhe për pacientët, më pak komplikime dhe rezultate më të mira, duke ulur kështu koston e kujdesit. Gjatë pesë viteve të ardhshme, programet e përmirësimit të cilësisë do të përmirësojnë cilësinë në traumë, kujdesin ndaj kancerit, operacionet urgjente si dhe në përgjithësinë të gjitha disiplinat kirurgjikale.

Gjatë 10 viteve të ardhshme Kolegji i Kirurgëve të Kosovës do të punojë shumë ngushtë me kolegje ndërkombëtare dhe shoqata/shoqëri kirurgjikale në të gjithë globin si dhe partnerë të fushës për të nxitur marrëdhëniet, për të përmirësuar udhëheqjen e Kolegjit, për të përmirësuar arsimin, për të punuar projekte kërkimore në bashkëpunim, dhe për të rritur cilësinë e kujdesit kirurgjik. IVeH dhe partnerët akademikë (Kolegji Amerikan i Kirurgëve, Kolegji Mjekësor i Nju Jorkut, Qendra Mjekësore Westchester, Valhalla, Nju Jork dhe të tjerët) do të ndihmojnë me këtë projekt për të paktën pesë deri në dhjetë vitet e ardhshme duke përdorur strategjinë tonë Fillo -Ndërto-Opero -Transfero(IBOT) që ne kemi përdorur me sukses në krijimin e programeve të telemjekësisë në Kosovë, Shqipëri, Cabo Verde dhe Vietnam. Qëllimi ynë është që Kolegjin ta bëjmë drejtuesin kryesor të programeve të përmirësimit të cilësisë dhe transformimittë të gjitha disiplinave kirurgjikale, krijimittë mekanizmave të ndërtimit të udhëheqjes në kirurgji, që do ta çojë Kolegjin në lartësi të reja të kirurgjisë moderne, të vendosë transparencën e plotë të cilësisë së kujdesit kirurgjik, si dhe ta bëjë Kolegjin një partner solid të komunitetit ndërkombëtar të kirurgjisë.

Çfarë platforme keni krijuar për të siguruar përfshirjen e kirurgëve të tjerë në Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës?

Dr. Latifi:Kolegji do të modelohet sipas Kolegjit Amerikan të Kirurgëve (ACS) i cili u krijua në 1913, dhe kolegje të tjera nëpër botë, të tilla si Kolegji Mbretëror i Kirurgëve të Anglisë, Australisë dhe vendeve dhe rajoneve të tjera. Për gati 106 vjet Kolegji Amerikan i Kirurgëve (ACS) ka udhëhequr iniciativa kombëtare dhe ndërkombëtare për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve spitalore në fushën e traumës, kancerit, kirurgjisë bariatrike, kirurgjisë geriatrike dhe iniciativës së cilësisë kirurgjikale. Këto iniciativa kanë përmirësuar në mënyrë të matshme cilësinë e kujdesit, parandaluar komplikimet, ulur kostot, dhe shpëtuar jetëra në të gjithë globin. Për shembull, unë do të tërhiqem si President në Shtator 2021 gjatë Kongresit Klinik dhe presidenti i ri do të vendoset për dy vitet e ardhshme, së bashku me shumicën e strukturave. Staf i vazhdueshëm dhe afatgjatë do të jenë vetëm strukturat administrative. Pra, të gjithë anëtarët do të kenë një mundësi për të kontribuar. Në veçanti, ne do t’i kushtojmë vëmendje përfshirjes së kirurgëve të rinj dhe femra.

Puna e Kolegjit do të drejtohet dhe organizohet rreth 13 komiteteve. Grupe dhe komitete tjera të punës do të shtohen sipas nevojës ndërsa Kolegji rrit aktivitetin dhe përmbajtjen e tij. Komitetet e përcaktuara tani për tani janë:

Komiteti për Cilësi dhe Sigurinë e Pacientit

Komiteti përKirurgjinë Traumatike

Komiteti për Kirurgjinë Emergjente

Komiteti për Kirurgjinë Geriatrike

Komiteti për Kancer

Komiteti për Teknologjitë e Avancuara dhe Teknologjinë e Informacionit

Komiteti për Edukim të Vazhdueshëm

Komiteti për Hulumtimet Kirurgjike

Komiteti për Diversitet dhe Përfshirje

Komiteti për Etikë dhe Çështjetë Disiplinës

Komiteti për Studentët e Mjekësisë në Kirurgji

Komiteti për Specializim në Kirurgji

Komiteti për Politikat Shëndetësore dhe Avokim

Anëtarëtjerë të komunitetit tonë janë bashkuar me nismën tuaj, duke premtuar kontributin e tyre për dekadën e ardhshme. Kush janë disa prej tyre dhe cila ka qenë qasja e tyre?

Dr. Latifi: Po, shumë anëtarë të shquar të komunitetit tonë e mbështesin idenë dhe disa prej tyre duke përfshirë Harry Bajraktari (100,000), Rrustem Gecaj (100,000) dhe Xhafer Gecaj (50,000) kanë zotuar dhe tashmë kanë dërguar kontributin e parë në Fondacionin ‘International Virtual e-Hospital’ (www.iveh.org) për Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës. Unë pres që të gjithë të bashkohen me ne. Kur bëhet fjalë për shëndetin, të gjithë mund të ndihmojnë, sepse secili prej nesh është prekur tashmë ose do të preket nga kjo.

Sa shpresoni të grumbulloni për Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës dhe si do të përdoren këto fonde?

Dr. Latifi: Unë shpresoj të mbledh 10 milion dollarë për 10 vitet e ardhshme. Pra, IVeH po kërkon 10 milion dollarë amerikanë për 10 vitet e ardhshme (2021-2030). Financimi për këtë projekt do të menaxhohet nga Fondacioni ‘International Virtual e-Hospital’ (IVeH) dhe do të përdoret për:

  • Krjimin e infrastrukturës së qëndrueshme të lidershipit, mbështetjen profesionale administrative dhe një mjedis teknologjik dhe administrativ të përshtatshëm për të drejtuar Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës;
  • Ndërtimin e një Qendre Kërkimore Klinike në Kosovë me hulumtime dhe kapacitete akademike njerëzore nëpër disiplinat kirurgjikale dhe më gjerë;
  • Krijimine një procesi të vlerësimit të kolegëve hulumtues dhe kapaciteteve editoriale përmes programeve të strukturuara arsimore;
  • Publikimin e Gazetëssë Kirurgjisë së Kosovës, si një revistë zyrtare e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, revistë për vlerësimin e kolegëve me qëllim që pas 5-7 viteve të citohet në PubMed dhe plaftoma të tjeratë kërkimit online;
  • Fillimin e programittë akreditimit për një larmi disiplinash kirurgjikale si trauma, kanceri, kirurgjia vaskulare dhe programe të tjera për Ministrinë e Shëndetësisë;
  • Krijimin e programeve dhe kapacitetevetë avokimit për të përfaqësuar Kolegjin në agjencitë qeveritare dhe bashkëpunimin ndërkombëtar;
  • Krijimin e programeve edukative për pacientë dhe mbështetjen e familjeve për ata me sëmundje kirurgjikale;
  • Programet e Cilësisë së Avancuar dhe Sigurisë së Pacientëve në të gjitha disiplinat kirurgjikale me qëllim përmirësimin e cilësisë së kujdesit, bazuar në cilësinë e Kolegjit Amerikan të Kirurgëve; përmirësimin e programeve dhe sigurisë së pacientit;
  • Ekzekutimin e punëvetë Kolegjit përmes rreth 13 komiteteve të përshkruara më sipër. Grupet dhe komitetet e tjera të punës do të shtohen sipas nevojës ndërsa Kolegji rrit aktivitetin dhe përmbajtjen e tij.

Unë jam i sigurt që ka edhe shqiptaro-amerikanë të tjerë që dëshirojnë të kontribuojnë për këtë kauzë fisnike. Çfarë duhet të dinë ata dhe si mund të ndihmojnë?

Dr. Latifi: Kushdo që dëshiron të na ndihmojë mund ta bëjë këtë. Të gjithë. Organizata jonë është një organizatë jofitimprurëse (501c3), e themeluar në shtetin e Virxhinias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (www.iveh.org). IVeH u krijua për të ndihmuar rindërtimin e sistemit mjekësor në vendet në zhvillim, duke prezantuar dhe zbatuar programe arsimore telemjekësore, e-shëndetësore dhe virtuale përmes konceptit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndërtimit të infrastrukturës dhe kapaciteteve lokale, si dhe sigurimit të qëndrueshmërisë. IVeH menaxhohet dhe drejtohet nga një Bord Ndërkombëtar i Drejtorëve. Që nga themelimi i saj në 2001, IVeH ka punuar pa u lodhur për të krijuar një model të njohur të rindërtimit të sistemeve mjekësore duke përdorur telemjekësinë dhe rrjetet e arsimit virtual, i cili mund të shërbejë si model i përballueshëm dhe gjithëpërfshirës për vendet në zhvillim. Rrjeti IVeH kombinon një model unik të telemjekësisë dhe programeve intensive edukative virtuale përmes bashkëpunimit ndërkombëtar për të ndërtuar dhe zhvilluar aftësitë njerëzore ashtu qëtë menaxhojë në mënyrë të pavarur telemjekësinë dhe shëndetin elektronik në ato vende. Të gjithë ata që kontribuojnë do të marrin informacion mbi ndarjen e çdo centi të kontributit të tyre dhe për çfarë qëllimi është përdorur.

Çdo cent do të përdoret për programin e Kolegjit. Ju mund të dhuroni para ose kryeni punë në kuptim të donacionit.

Për shembull, kompanitë e ndërtimit mund të ndërtojnë ose ndihmojnë në ndërtimin e institutit kërkimor.

IVeH ka krijuar programin e parë të telemjekësisë në Kosovë (2002), i cili tani është pjesë e Ministrisë së Shëndetësisë, telemjekësisë së Shqipërisë dhe në shumë vende të tjera të botës, përfshirë Afrikën (Cabo Verde), Azinë (Vietnamin) dhe Amerikë e Jugut (ka filluar telemjekësinë në Amazon, Peru, Brazil).

Që nga viti 2001, IVeH është financuar vazhdimishtme grante të shumta nga Bashkimi Evropian (Agjencia Evropiane për Rindërtim – Programi i Telemjekësisë së Kosovës ,Faza I), Shtetet e Bashkuara, Departamenti i Shtetit (Themelimi i Fazës II të Telemjekësisë së Kosovës); Blue-Cross dhe Blue-Shield, Arizona (Themelimi i Teletraumës në Arizonën Jugore); Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) – një projekt shumë-vjeçar (2009-2017) për të krijuar Programin e Telemjekësisë në Shqipëri dhe për të reformuar shërbimet e traumës dhe EMS në Shqipëri); Qeveria e Sllovenisë (Themelimi i telemjekësisë në Cape Verde) si dhe OBSH- Programi i trajnimit mjekësor në Shqipëri. IVeH është financuar në të kaluarën nga Bashkimi Evropian, USAID, Departamenti i Shtetit dhe donatorë të tjerë privatë. Ne planifikojmë të bëjmë një fushatë agresive për të kërkuar burime të financimit nga individë dhe fondacione private, agjenci qeveritare të SHBA-së dhe qeveri të tjera të përfshira në Kosovë. Çdo shumë do të ndihmojë, por duhet të shpërndahet gjatë 10 viteve të ardhshme. Ky ishte një sugjerim i Xhafer Gecajt, që mua më pëlqeu shumë dhe kështu edhe të gjithë të tjerëve.

Dr. Latifi, jemi duke jetuar përmes një pandemie të paparë. Ju jeni përballur me COVID-19 në punën tuaj të përditshme si Kryetar i Departamentit të Kirurgjisë të Kolegjit Mjekësor të New York-ut, Shkollës së Mjekësisë dhe Drejtor i Departamentit të Kirurgjisë, Qendra Mjekësore Westchester, në Valhalla, New York, por edhe si një pacient dhe i mbijetuar. Çfarë këshille keni për lexuesit tanë?

Dr. Latifi: Shumë njerëz nga vetë komuniteti ynë janë prekur nga Covid-19 dhe shumë kanë vdekur prej saj. COVID-19 është një konstelacion vdekjeprurës i simptomave dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm me të.

Edhe Kosova ka qenë një nga vendet më të goditura të globit. Si është përballur komuniteti mjekësor me këtë sfidë bazuar në informacionin tuaj?

Dr. Latifi:Po, deri më 24 janar 2021 janë infektuar gati 60 mijë dhe 1,440 kanë vdekur. Nuk jam i sigurt se kemi arritur të përballemi me seriozitetin që meriton kjo sëmundje. Në Shqipëri, nga ana tjetër, 72 mijë janë infektuar dhe 1.310 kanë vdekur. Për më tepër, pandemia ka ekspozuar gjendjen e sistemit të kujdesit shëndetësor, i cili është injoruar për dekadat e fundit në të dy vendet. Kjo nuk bën të pranohet më tutje.

Cili është parashikimi juaj për vitin e ri 2021? Cili është mesazhi juaj?

Dr. Latifi:Me vaksinimin e secilit, ne përfundimisht do ta kapërcejmë këtë, por sëmundja nuk do të zhduket 100%. Ne duhet të mësohemi të jetojmë me të, por sigurisht që bota tanimë ka ndryshuar përgjithmonë.

Leave a Reply