Iliri tregon se a e ka refuzuar ftesën e Donaldit për të qenë në emisionin e tij

0
264

Balerini i njohur, Ilir Shaqiri së fundmi ishte pjesë e emisionit  “Goca dhe gra” në Top Channel.

Iliri foli rreth eksperiencës së tij brenda shtëpisë dhe tani pas daljes, shkruan lajmi.net

Ndër tjerash ai foli edhe për marrëdhënien me kundërshtarin e tij brenda shtëpisë së “BBV”, Donaldin, ku la të nënkuptohej se ka refuzuar ftesën për të qenë pjesë e emisionit të aktorit.

“Nuk ka asgjë kundra Donaldit. Përveç një rasti që jemi dëgjuar për punë ftese nga ana e Donaldit , nuk kemi pasur asnjë komunikim tjetër. Ne kemi folur 136 ditë, dita e 137 do ishte e tepërt, aq më tepër në një program që quhet ‘Më lër të flas’, dhe që është e drejtë të flasë ai, kështu që është e kotë që të shkoj”, tha Iliri.

Kujtojmë se Iliri ishte fitues i sezones së parë të reality-show “BBV”. 

Leave a Reply