Ilir Baldedaj kritikon Mytaher Haskukën për organizimin e panairit të Bizneseve të Grave

0

Kuvendari i AAK-së, Ilir Baldedaj, e ka kritikuar Kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka, rreth organizimit të panairit të Bizneseve të Grave.

Baldedaj në reagimin e tij përmes profilit të tij në facebook ka bërë me dije se Haskuka e ka vënë pozitën e tij si kryetar i Komunës në shërbim të aktiviteteve partiake, përkatësisht Lëvizjes VETËVENDOSJE!

“Mytaher Haskuka e ka vënë pozitën e kryetarit të Komunës në shërbim të aktiviteteve partiake të Vetëvendosjes.

Lëvizja Vetëvendosje nën patronatin e Mytaher Haskukës dhe me paratë e taksapaguesve, po synon anëtarësime të grave në Vetëvendosje. Me parat e taksapaguesve dhe nën patronatin e kryetarit të Prizrenit.

Ky është turpi i një kryetari të Komunës”, ka shkruar në reagimin e tij Baldedaj.


Këtij reagimi i ka bashkangjitur edhe një postim të deputetit të kësaj lëvizjes, Arbër Rexhaj, të cilin e gjeni si më poshtë./04online.info