Ilir Baldedaj akuzon pushtetin lokal për keqqeverisje dhe keqmenaxhim

0
39

Shefi i Grupit të Kuvendarëve të AAK-së në Prizren, Ilir Baldedaj, ka hedhur akuza të rënda në adresë të pushtetit lokal për keqqeverisje dhe keqmenaxhim me komunën.

Zëri më kritik opozitar në Prizren, shefi i GK të AAK-së, Ilir Baldedaj, të premtën ka hedhur akuza të rënda ndaj drejtuesve të pushtetit lokal në këtë komunë, duke thënë se Prizreni po drejtohet nga një kryetar turist dhe nga banda të pushtetit, duke degraduar segmente të rëndësishme siç janë sporti e kultura, si dhe ka përmendur tenderin për pastrimin e qytetit.

Ai tha se, është e papranueshme, që tenderi i komunës për pastrimin e qytetit të fitohet nga një kompani nga Podujeva, e cila disa nga makineritë e saj i ka të regjistruara në Serbi. Nga vitet e pasluftës, mirëmbajtja dhe menaxhimi i pastrimit është bërë nga tre kompani prizrenase, të cilat sipas tij, fal angazhimit të suksesshëm, kanë mundësuar që Prizreni të njihet si qyteti më i pastër në vend. Ai tha më tej se, qeveria komunale, po i injoron kompanitë lokale me mbi 200 punëtorë, të cilat paranë e shpenzojnë në Prizren, me makineri të përsosur që i regjistrojnë poashtu në Prizren, ndërsa tenderi i jepet një kompanie joprizrenase. Ai tha se për këtë çështje do t’i drejtohet edhe organeve të hetuesisë dhe të drejtësisë, pasi që komuna sipas tij, nuk po i përfill as vendimet e OSHP-së. Vlen të përmendet, se për shkak të problemeve me këtë tender të shumëpërfolur, gjendja këtë vit në shumë hapësira gjelbëruese në lagje të ndryshme të Prizrenit, le shumë për të dëshiruar./TvPz

Leave a Reply