Ideja e ‘çmenduar’ e italianëve: Kupola bambuje në plazh, për tu mbrojtur nga COVID-19

0
461

Ka nga ata që kanë bërë propozimin e ngritjes së çadrave me pleksiglas në plazhe në mënyrë që të ruhet shëndeti i pushuesve këtë sezon veror.

E kësaj ideje i është përgjigjur një kompani italiane që propozon vendosjen e kupolave prej bambuje me hapësirë për dy shtretër dhe një dush me ujë të kripur.

“Me diametrin 4 metra dhe një kosto rreth 500 euro mund të shkohet në plazh me siguri të plotë duke evituar në këtë mënyrë mbipopullimin” shpjegon Valerio Campi i studios “Obicua Architettura”. Sipas tij, ideja ka lindur thuajse si shaka, duke parë ato çadrat e pleksiglasit dhe ata kanë pyetur veten nëse ishte e mundur që t’i jepej edhe një përgjigje arkitekturore kësaj gjeje dhe kështu ka lindur “Kupola”.

Nisma i ngjason çadrave të kampingut që përdoren në Mongoli me materiale të lehta dhe që harmonizohen me natyrën. Merret pak ideja e tendës në një fshat, që ngrihet për gjysëm ore dhe pasi çmontohet mund të futet në një kuti gjysëm metër të madhe.

Leave a Reply