Qeveria e Kosovës ka ndryshuar masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Mbrëmë ekzekutivi i vendit bëri të ditur se lëvizja e qytetarëve bëhet nëpërmjet numrave personal të parafundit.
Lëvizja e lirë për qytetarët vlen 1 orë e 30 minuta varësisht nga numri i parafundit që ata kanë në letërnjoftim.

Pas kësaj kanë ardhur edhe idetë e para për të zbatuar vendimin e qeverisë.
Është Faton Ibrahimi, i cili ka sjell një ide kreative.
Ai i ka publikuar foto në Grupin Maniakë të Përgjithshëm.
