I dëmtohet vetura Koordinatorit të Degës së PDK-së në Prizren, Jeton Bytyçi (FOTO)

0

Koordinatori i Degës së PDK-së në Prizren, Jeton Bytyçi, përmes profilit të tij në facebook ka njoftuar se ju ka dëmtuar vetura, pronë private.

“Të nderuar/a:

Pas reagimit dhe qëndrimit tim të fundit nga ana ime, në profilin tim në facebook, lidhur me shantazhet dhe kërcënimet e “kryetarit” të komunës së Prizrenit në adresën time me titull: “kryetari” tenton që përmes formave shantazhuese dhe kërcënuese ta cenoj lirinë e shprehjes, dhe mendimin tim ndryshe, ku pastaj ky lajm u përhap si kërcënim nga ana e “kryetarit” në mediat lokake dhe qendrore, ku si për qudi apo ndoshta “koiçidencë” brenda 24 orëve pas atij qëndrimi, dje gjatë ditës persona të papërgjegjshëm dhe të pa njohur deri më tani, ma kanë dëmtuar makinën personale, siç vërehet edhe në foto.

Makina ime është dëmtuar në vendin ku e lë për çdo ditë, në një vend ku ka frekuentim publik, në afërsi të vendit ku punoj.

Kushdo që e ka bërë këtë vepër të ult dhe të ligë, le ta din, dhe e ritheksoj se: me kësi forma e kanë të pamundur, të më ndalin në qëllimet e mira të përbashkëta dhe të përgjithshme, për t’a ndalur keq-qeverisjen dhe abuzimin që po bëhet me pushtet, nga këta dështak që sot qeverisin me Prizrenin.

Akti i bërë qëllimshëm dje për dëmtim prone, është akt shumë i ult, sepse vet fakti që bëhet në mënyrë tinëzare dhe frikacake nga ta, ndërsa unë veproj ndryshe për dallim nga këta frikacak, përmes formave publike, ku të gjithë qytetarët janë të informuar për këto qendrime dhe veprime të mia.

Nuk dëshiroj me i paragjyku personat tani për tani se kush e kanë bërë, dhe të ndikoj në proces në këtë moment, sepse rasti tashmë është paraqitur në organet tona të policisë, si rast për dëmtim prone, dhe kam besim të madh se shumë shpejt autorët do të përgjigjigjen para drejtësisë sonë kosovare, për forma të tilla penale dhe kriminale, pavarësisht kush e ka bërë një veprim të tillë të ult dhe të dhunshëm”, ka shkruar në facebook Koordinadoti i Degës së PDK-së në Prizren, Jeton Bytyçi./04online.info

Fotografia e Jeton Bytyçi
Fotografia e Jeton Bytyçi
Fotografia e Jeton Bytyçi