I dehur rrah gruan, Policia i gjen pushkë e granatë dore burrit në Prizren

0
281

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në Prizren, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.

I arrestuari dyshohet se derisa ka qenë në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Policia ka njoftuar se pas arrestimit, është kontrolluar shtëpia e tij.

Gjatë kontrollit, në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike, dy karikatorë, 8 fishekë dhe një granatë dore.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Leave a Reply