Humbja e peshës mund të sjellë në zhdukjen e diabetit

0
45

Diabeti i tipit 2 mund të shërohet duke humbur peshë dhe të mos e rifitosh prapë atë, duke sjellë një largim të sëmundjes nëse është në fazën fillestare.

Ky rezultat vjen nga një studim i ri, “DIRECT”, i kryer mbi 300 pacientë dhe i prezantuar në kongresin e Shoqatës Amerikane të Diabetologjisë (ADA), që konfirmon lidhjen mes peshës dhe zhdukjes së sëmundjes që është ngritur edhe nga studime të mëparshme.

Më shumë se një e treta e pacientëve (36%) që ka marrë pjesë në këtë studim duke zhvilluar një program të kontrollit të peshës, në fakt, ka pasur një zhdukje të sëmundjes që zgjati për dy vite.

“Personat me diabet 2 mund të kenë një zgjedhje dhe kjo sëmundje për ata nuk është një dënim i përjetshëm”, thekson bashkautori i kërkimit Roy Taylor, profesor për ilaçet dhe metabolizmin në “Newcastle University” në Britani të Madhe.

“Pra diabeti i tipit 22 mund të largohet dhe kjo gjendje shëndetësore mund të arrihet dhe të ruhet”, përfundon eksperti.

Leave a Reply