Humb jetën një i ri në Prevallë të Prizrenit

0
270

Një person ka humbur jetën në Prevallë të Prizrenit derisa duke shëtitur kishte rënë në humnerë.

Rasti ka ndodhur sot, ku viktima ka rënë aksidentalisht në humnerë.

Lajmin për vdekjen e të riut për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj.

“Ekipet e mjekëve e kanë konfirmuar se personi në fjalë ka ndërruar jetë”, ka deklaruar Osmanollaj.

Policia është në vendngjarje derisa është duke u punuar për identifikimin e të riut dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Jo zyrtarisht Telegrafi mëson se i riu i aksidentuar është nga Komuna e Kaçanikut.

Leave a Reply