Hoxhaj: Këto janë zotimet e mia për fshatrat e Hasit

0
375

Kandidatja e PDK-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit, Egzona Hoxhaj, ka listuar zotimet e zaj për fshatrat e Hasit.

Hoxhaj është zotuar se nëse konfirmohet më 17 tetor, në Asamblenë Komunale do të ngritë çështjet që kanë të bëjnë me arsimin, krijimin e hapësirave të çerdheve për të gjitha fshatrat e Hasit, infrastrukturën rrugore, kanalizimet, kulturë dhe sport dhe të tjera.

Ajo përmes një video ka shpalosur zotimet e saj që kanë të bëjnë me fshatrat e Hasit.

Postimi i plotë:

Të nderuar Hasjanë të mi,
Përmes kësaj video mund të ndiqni zotimet e mia për Hasin!
Zotohem që do të jem Zë I fuqiëshëm I juaji, prandaj edhe kërkoj besimin tuaj që me datën 17 Tetor të votoni Partinë Demokratike të Kosovës me numër 177 ✅ me kandidatin për kryetar të Komunës së Prizrenit z. Shaqir Totaj dhe të më votoni mua me numër 18 në listën për Asamble Komunale.
Bashkë për Prizrenin dhe Hasin që të ju kthejmë dinjitetin e munguar tash e 4 vite!

BashkëPërPrizrenin

BashkëPërHasin

Pdk 177 ✅

Leave a Reply