Heroi i sulmit terrorist në Zelandën e Re, i mori armën nga dora terroristit

0
Police stand outside a mosque in Linwood, Christchurch, New Zealand, Friday, March 15, 2019. Multiple people were killed during shootings at two mosques full of people attending Friday prayers. (AP Photo/Mark Baker)

Masakra e djeshme në dy xhami në Christchurch të Zelandës së Re, ku mbetën të vdekur 49 persona kishte edhe një hero. Bëhej fjalë për një djalë, i cili kujdesej për xhaminë Linwood, njëra ku ndodhi sulmi më armë.

Ai arriti ta ndalojë Scott Morrison ose Brenton Tarrant sic njihej në rrjetet sociale që të mos vriste më shumë persona. Pa asgjë në dorë ai arriti t’ia marrë armën terroristit. Më pas e ka ndjekur dhe i ka qëlluar me armën e tij, por pa qëlluar në shenjë shkruan Tg.com. Ai u arratis, por u arrestua nga forcat e policisë pak pas ndjekjes nga këta të fundit.

Autori i sulmit të djeshëm Scott Morrison kishte publikuar online një manifest, prej 73 faqesh në të cilin i ka bërë të ditura qëllimet e tij, të bazuara në ideologji anti-imigrante dhe të ekstremit të djathtë. Ai e ka përshkruar veten si një “ultra-nacionalist” dhe “etno-fashist”.