Deputeti nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli i cili ka votuar kundër mocionit të partisë nga vjen, ka ironozuar proritetet e AAK-së, për qeverisjen me LDK-në.
Ai ka thënë se s’bëhet fjalë për një program të përbashkët qeveritar, e cila sipas tij duket se s’është diskutuar fare.
Ky është postimi i Avdylit:
Prioritetet e AAK-se për qeverisjen me LDK-ne :
– asnjë fjalë për taksën 100%
– 3 autostrada, mundësisht kah livadhet e veta
– Riperseritja e premtimit per korrigjim te demarkacionit qe e votuan vetë
– Sllogane bajate
Asnjë fjalë për programin e përbashkët qeveritar e cila si duket sështë diskutuar fare.
Asnjë fjalë per luftimin e pandemisë
Asnjë fjalë per krizën ekonomike ,as për punesim, e zhvillim ekonomik.
