Haxhi Avdyli fton elektoratin e LDK-së në Prizren që ta votojnë Mytaher Haskukën

0
475

Deputeti i Listës “GUXO”, Haxhi Avdyli, e ka ftuar elektoratin e LDK-së në Prizren që më 14 nëntor të votojnë për Mytaher Haskukën.

Avdyli ka thënë se LVV-ja në Prizren si partner për koalicion paszgjedhor për udhëheqje të Prizrenit e sheh vetëm LDK-në.

Postimi i plotë:

Pas daljes së VV-Guxo së Junikut në perkrahje të Ruzhdi Shehut të LDK-së dhe VV- Guxo të Dragashit në përkrahje të Dr Bexhet Xheladini të LDK-së për kryetar tê Dragashit, si dhe deklarimit të kryetarit Haskuka e Visar Korenica që partner për koalicion paszgjedhor për udhëheqje të Prizrenit e Rahovecit e sheh vetëm LDK-në, atëherë është e qartë si kristal se si duhet orientuar votën e balotazhit elektorati i LDK-së e VV-së në komunat jugore e jo vetem. Njerzit e ndershëm të LDK-së në Prizren e Rahovec, (shumë nga ta akoma miqë të mi), e që shumica nga ata skanë lidhje biznesore e mafioze me PDK e AAK, por janë njerzë punetor e që e duan qytetin e tyre të mos lajthiten e të gabojnë ta ringjallin PAN-in. Prizreni, Rahoveci, Dragashi, Juniku e gjetiu sduhet të gabojnë me vetëdije me kthy të kaluarën errët korruptive në komunën e tyre.Ti votojnë këta kandidatë të ndershëm si Myta , Bexheti, Visari, Ruzhdiu etj, secili ma mirë se tjetri. Ta duam qytetin tonë si shtëpinë tonë e partitë e zhvatjes e korrupsionit mos tu besojmë të udhëheqin me lagjet e qytetet tona. Me votën tonë mund ta mbysim zhvillimin e qyteteve tona.Juniku Dragashi kanë vvendosur PA PANik. Ata LDKist të vertet të Prizrenit e Rahovecit sbesoj që vendosin me PANik sepse ata e dinë se ujku kimen e ndrron e zanatin se harron .(Ky shkrim nuk dedikohet atyre qe veq me emër janë LDK që kanë interesa te ngushta të lidhura me PDK-në)

Leave a Reply