Haskuka: Prizreni do të ketë një QKMF të re, me standarde të larta të shërbimeve mjekësore

0
365

Objekti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, është i viteve 70-ta. Tani Prizrenit i duhet një QKMF e re, me standarde të larta të shërbimeve mjekësore, kështu ka deklaruar Mutaher Haskuka, kandidat i LVV-së për kryetar të Prizrenit.

Haskuka ka thënë se ky projekt pritet të përfundoj brenda 30 muajve.

Postimi i plotë:

Prizreni, kampion i reformave shëndetësore!
Objekti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, është i viteve 70-ta. Tani Prizrenit i duhet një QKMF e re, me standarde të larta të shërbimeve mjekësore.
Përgatitjet e duhura për këtë projekt kanë filluar, ndërkaq ajo do të përfundojë për rreth 30 muaj. Ofrimi i shërbimeve mjekësore në standarde të larta, ka qenë dhe do të vazhdojë të mbetet prioritet në 4 vitet e ardhshme!

MëshumëpërPrizrenin

Skakthimmbrapa

Leave a Reply