Haskuka: Mos ta ngulfasim natyrën me plastikë e mbeturina, e mos t’i djegim malet tona

0
457

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë thirrje që të kujdesemi për natyrën, duke mos e ngulfatur atë me plastikë e mbeturina.

Këtë thirrje Haskuka e ka bërë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës.

“Të gjithëve na mungojnë rrugët, sheshet dhe natyra e Prizrenit.

Me shpresë që këtë pandemi do ta tejkalojmë të gjithë së bashku dhe t’i kthehemi bashkë jetës dhe natyrës.

Me shpresë që kjo pandemi na bënë që të vlerësojmë më shumë ato që i kemi neglizhuar shumë, natyrën dhe ambientin.

Me shpresë që patriotizmi ynë të kthehet në dashuri për lumenjtë, pyjet dhe gjelbërimin. Mos ta ngulfasim natyrën me plastikë e mbeturina, e mos t’i djegim malet tona.

Urime 22 prilli, Dita Ndërkombëtare e Tokës!”, thuhet në mesazhin e Haskukës./04 Online

Leave a Reply