Haskuka kërkon nga mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave t’i identifikojnë fëmijët që nuk janë kyqur në mësimin online

0
573

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka kërkuar nga fëmijët të cilët ende nuk janë inkuadruar në mësimin online për arsye të ndryshme, që ta bëjnë atë.

Si rrjedhojë, Haskuka, ka kërkuar nga drejtorët dhe mësimdhënësit që të identifikojnë fëmijët që nuk janë të kyqur në mësimin online, dhe kështu të gjejnë mënyra se si t’i inkuadrojnë.

“Të dashur mësimdhënës dhe drejtorë të shkollave,

Shpresoj që ky njoftim ju gjen shëndosh e mirë juve dhe familjet tuaja!

Këto dy muaj Kosova si dhe tërë bota është duke kaluar një periudhë të vështirë si pasojë e pandemisë COVID-19. Deri sot janë diagnostikuar 2 milion raste me COVID-19, të raportuara në 210 shtete dhe territore.

Pra, tërë globi po ballafaqohet me këtë problem. Si pasojë 99% të shteteve të botës kanë marrë masa të ndryshme për parandalimin e përhapjes së sëmundjes, siç është ndalimi i procesit edukativo- arsimor e deri tek ndalesat e lëvizjes së lirë. Edhe pse kurrë në historinë njerëzore nuk ka pas masa të tilla parandaluese, deri më tani janë evidentuar 147,000 vdekje.

Oranizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur pandeminë më 11 mars. Po atë ditë, ne si Komunë kemi formuar Shtabin Emergjent dhe kemi filluar masat për mbrojtjen e popullatës dhe të punëtorëve komunal nga pandemia.

Qeveria jonë ka qenë ndër të parat që ka filluar me masat preventive, prandaj në krahasim me shumë vende ne nuk kemi bllokim total të lëvizjes së lirë dhe të ekonomisë.

Në këto kohëra të vështira, dua të ju falënderoj për punën dhe angazhimin gjatë procesit të realizimit të mësimit nga distance përmes platformave elektronike.

Sipas raporteve të drejtorisë, shumica e fëmijëve janë ë kyqur në procesin e mësimit nga distanca, por ende ka fëmijë të cilët nuk janë të inkuadruar, andaj, medoemos duhet të shqyrtojmë mënyra se si edhe ata të jenë pjesë e mësimit nga distana.

Në këtë aspekt, është detyrë e drejtorëve dhe mësimdhënësve të identifikojnë fëmijët që nuk janë të kyqur dhe të gjejnë mënyra se si t’i inkuadrojmë të gjithë fëmijët në procesin mësimor nga distanca.
Ju lus që secili nga ju mësimdhënës/e dhe drejtorë:

  1. Të regjistrojë numrin e nxënësve të cilët nuk janë të kyqur në procesin e mësimit online;
  2. Të kontaktoj nxënësit/prindërit/ kujdestarët e nxënësve të cilët nuk janë të inkuadruar dhe të identifikojë arsyet e atyre që nuk janë të kyqur;
  3. Informatat e përmbledhura Ju lutemi dërgoni tek Dejtoresha e Arsimi zonja Xhemile Thaçi Vezgishi 23.04.2020.

Në këtë situatë, është detyrë dhe obligim i yni të identifikojmë arsyet dhe më pas së bashku me drejtorinë do të gjejmë mënyrat se sit ë bëjmë mësimin online 100% me qëllim që asnjë fëmijë mos mbetet jashtë procesit arsimor.

Pos punës në mësimin online, qasja juaj e drejtpërdrejtë me nxënësit dhe prindërit e tyre ju bën juve tejet të rëndësishëm në informimin e popullatës lidhur me pandeminë COVID-19 dhe në këtë aspekt dëshiroj që të gjithë së bashku punojmë në sensibilizimin dhe vetëdijesimin e popullatës lidhur me respektimin e masave parandaluese kundër virusit COVID-19.

Shtetet të cilat janë vonuar me zbatimin e masave parandaluese momentalisht janë duke u përballur me kolaps të sistemit shëndetësor, prandaj të kuptojmë që këto masa janë për të mirën tonë dhe të ndihmojmë implementimin e tyre.

Pra, si punëtorë arsimor, obligimi ynë është që të jemi shembull i mirë për të gjithë qytetarët për respektimin e masave dhe për vetëdijesimin e popullatës për masat mbrojtëse, duke shpërndarë informatat dhe njoftimet e Komunës dhe institucioneve të tjera relevante.

Suksesi ynë si Kosovë dhe si Prizren në këtë përballje do të determinohet nga bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve.

Së fund, Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Teatri i qytetit Bekim Fehmiu Prizren do të emitojë live shfaqen “Pinokio” dhe i ftoj të gjithë mësimdhënësit të ftojnë nxënësit që të kyqen në shfaqen online, SOT e PREMTE, nga ora 16:00 në këtë link:

https://www.facebook.com/kkprizren/”, ka thënë Haskuka./04 Online

Leave a Reply