Haskuka: Ju lutem të kemi kujdes! Virusi mund të jetë kudo!

0
488
Mytaher Haskuka - Kryetar i Prizrenit

Ka reaguar Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, pas lajmit se në Prizren kanë rezultuar edhe 6 raste të reja të infektuar me COVID-19.

Si rrjedhojë, Haskuka ka kërkuar nga qytetarët që të bëjnë edhe më shumë kujdes duke qëndruar sa më shumë në shtëpi.

“Raste pozitive me COVID-19 në Prizren fatkeqësisht rezultuan edhe sot.

Prej 45 testimeve të bëra gjithsej nga rastet e dyshuara (38 mostra nga Prizreni, 5 nga të karantinuarit në konvikte dhe 2 nga klinika infektive), kanë rezultuar pozitivisht edhe 8 raste të tjera, nga të cilat 7 janë prej mostrave të marra në Prizren dhe një prej mostrave nga klinika infektive.

Me këtë, numri total i rasteve të konfirmuara në Prizren është bërë 54, që në fakt është një numër mjaft i madh dhe për këtë duhet të kemi shqetësim që të gjithë, dhe ky numër mund të rritet akoma më shumë pas gjurmimeve të të afërve të personave të infektuar.

Ju lutem të kemi kujdes! Virusi mund të jetë kudo!

Luftën ndaj virusit mund ta fitojmë vetëm duke qëndruar sa më shumë në shtëpi, duke ruajtur distancën dhe duke mbajtur higjienën personale.

Mbroni veten dhe familjen tuaj!”, thuhet në reagimin e Haskukës./04 Online

Leave a Reply