Haskuka: Jam shumë krenar që edhe Komuna e Prizrenit ka mbështetur filmin e Samir Karahodës “Në Mes / In Between”

0

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ndihet shumë krenar që ka arritur ta mbështesë filmin e Samir Karahodës, “Në mes”.

Filmi i Karahodës do të marrë pjesë për herë të parë në festivalin e filmit në Berlin, i cili konsiderohet si njëri ndër tre festivalet më të mëdha botërore të filmit.

“Kosova me filmin e Samir Karahodës “Në Mes / In Between” do të merr pjesë për herë të parë në festivalin e filmit në Berlin, i cili është njëri ndër 3 festivalet më të mëdha botërore të filmit.

Më e bukura e kësaj është që filmi është 100% vendor dhe trajton një temë të rëndësishme, mërgimin dhe familjen, ku Samiri vështron me kamerë fenomenin e ndërtimit të shtëpive identike nga vëllezërit, që në njëfarë mënyre tregojnë barazinë dhe unitetin e familjes së ndarë nga mërgata.

Jam shumë krenar që edhe Komuna e Prizrenit ka mbështetur këtë film dhe në këtë mënyrë do t’i bëjmë reklamë Kosovës dhe Prizrenit shumë më shumë se sa miliona eurot e shpenzuara për kompanitë e lobimit”, ka thënë Haskuka.