Haskuka ironizon me opozitën: Për atë që opozita në Prizren nuk e din dallimin ndërmjet pastrimit të rrugëve dhe menaxhimit të mbeturinave e kemi dit

0
36
Mytaher Haskuka - Kryetar i Prizrenit

Ka reaguar edhe njëherë Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, rreth polemikave për çështjen e kontratës për EKO Regjionin.

Madje, Haskuka ka ironizuar me opozitën, duke bërë me dije se e kanë ditur që ata nuk mund ta bëjnë dallimin ndërmjet pastrimit të rrugëve dhe menaxhimit të mbeturinave. Poashtu Haskuka në reagim ka përmendur edhe 43% të zotimeve të përmbushura.

Reagimi i plotë i Haskukës:

Komuna e Prizrenit me rreth 43% të zotimeve të përmbushura është e para në Kosovë, por ky fakt po i pengon dikujt dhe me lajme të rreme po mundohen që t’i hedhin baltë, me shpresë që të mbetet njolla.

Për atë që opozita në Prizren nuk e din dallimin ndërmjet pastrimit të rrugëve dhe menaxhimit të mbeturinave e kemi ditë, ngase ata i kanë diplomat ose të blera ose të falsifikuara, prandaj edhe nuk mund ta zëmë për të madhe. Por që edhe gazetarët e mediave si Koha e kanë këtë problem, nuk e kemi ditë.

Edhe pse “gazetarit” Urim Isma, në pytjen se “Komuna e Prizrenit paska kontratë për pastim të rrugëve?” i jam përgjigjur duke thënë se e ka gabim dhe se Komuna e Prizrenit nuk ka kontratë për pastrim të rrugëve, ngase kontrata me titull “Mirëmbajtja verore dhe dimërore e rrugëve, shesheve, hapësirave të gjelbëruara, shtratit të Lumbardhit dhe largimi i borës në qytet dhe fshatrat e Komunës së Prizrenit” në njoftimin e shpallur më datë 27.12.2018, ende është i bllokuar nga OSHP-ja.

Ndërsa kontrata që ai i referohet në lajmin e KTV-së është kontrata me titull “Menaxhimi i mbeturinave, grumbullimi, transporti dhe deponimi i mbeturinave në Komunën e Prizrenit”. Pra është kontratë e nënshkruar me Ekoregjionin vetëm për grumbullimin e mbeturinave nga amvisëritë dhe bizneset dhe transportimi i tyre në deponinë e mbeturinave në Landovicë.

Për ata që nuk mund ta bëjnë dallimin mes pastrimit dhe grumbullimit, shpresoj ta blejnë një fjalor dhe ta kuptojnë më mirë, por ndoshta nuk dinë me lexu prandaj i bashëngjita fotot e dy aktiviteteve.

Në ndërkohë shtohet edhe një padi për shpifje ndaj atyre që gënjejnë dhe dezinformojnë opinionin!

Mytaher Haskuka
Komuna e Prizrenit

Leave a Reply