Haskuka fton Prokurorinë dhe Policinë për ta hetuar gjendjen financiare në KB “Bashkimi”

0
66

KB “Bashkimi” përmes një deklarate për medie ka treguar shumë probleme me të cilat është duke u ballafaquar ky klub.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili ka ftuar Prokurorinë e Prizrenit dhe Policinë e Krimeve Ekonomike që të hulumtojnë gjendjen financiare në KB “Bashkimi”.

“Ftoj prokurorinë dhe policinë e krimeve ekonomike e cila nuk le asnjë vendim të Komunës pa e hulumtu, le të hulumtoj se si është e mundur që ish menaxheri i ATK-së Totaj, I cili ka qenë kryetar I Bashkimit nuk ka paguar asnjë obligim ATK-së për 6 vite, duke krijuar një borxh në vlerë prej 55,543 Euro? Ndërsa tash ATK-ja ka bllokuar xhirollogarinë e KB Bashkimit për borxhet që I ka shkaktu vetë menaxheri I ATK-së.

A nuk është kjo keqpërdorim I detyrës zyrtare?”, thuhet në reagimin e Haskukës./04online.info

Leave a Reply