Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskukua, është parë shumë aktiv ditëve të fundit në përpjekje për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Deri më tani në Prizren janë disa persona të infektuar, por së fundmi edhe disa të shëruar.
Nga ana tjetër Komuna e Prizrenit ka arritur ta menaxhoj mirë situatën në përgjithësi, ndonëse nuk kanë munguar kritikat veçmas nga një pjesë e opozitës.
Si rrjedhojë, Kryetari Haskuka ka falënderuar publikisht edhe punëtorët e kompanive publike që janë duke u kujdesur për pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambientit, si dhe grumbullimin e mbeturinave.
“Një falenderim për të gjithë punëtorët e kompanive publike që janë duke punuar në mirëmbajtjen e shërbimeve”, ka thënë Haskuka./04 Online
