Haradinaj para nisjes në Hagë: I palëkundur për vendimet e mia, tregun e japim vetëm për njohje

0
24

Ramush Haradinaj, që së shpejti mbërrin në Aeroportin e Prishtinës për t’u nisur drejt Hagës, ku do të merret në pyetje në cilësinë e të dyshuarit, ka thënë se qëndron i palëkundur në qëndrimet e tij.

“Luftëtarët e lirisë gjithmonë ishin të rreshtuar me të drejtën! Sot, si Ramush Haradinaj, qytetar i Republikës së Kosovës, i përgjigjem ftesës për intervistim nga Dhomat e Posaçme në Hagë. Tërësisht në të drejtën e Kosovës, i palëkundur për vendimet e mia jetësore dhe i patrazuar e ballëlartë. Kosova ka ecur përpara në rrugëtimin euro-atlantik dhe është më e fortë se kurrë, në rreshtin e paqes dhe miqësi të përhershme me ShBA-në.

Kosova është e gatshme të dialogojë me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale ligjërisht obliguese, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Por, tregun e japim vetëm për njohje. Me nder kam mbrojtur të drejtën tonë, dje, sot dhe do ta mbrojë gjithmonë!”, ka shkruar Haradinaj.

Leave a Reply