Hapet mundësia e aplikimit për subvencionim të kredisë

0
331

Është publikuar formulari i aplikimit për subvencionim të kredive personale apo konsumuese. Siç ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati, nëpërmjet portalit “eKosova” aplikuesit mund të plotësojnë formularin për të përfituar subvencionimin.

Ai ka thënë se me rëndësi është që llogaria bankare duhet të jetë në emër të aplikuesit, përndryshe s’mund të bëhet transferi.

Për të përfituar subvencionin duhet të klikohet në opsioni shërbime – familja – aplikim për subvencionim të kredisë personale.

Subvencionimi i kredive konsumuese është Masa 3.6 në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Kjo pikë parasheh se ata që marrin kredi konsumuese deri në 10 mijë euro nga 1 tetori e tutje, mund të aplikojnë për subvencionim deri në 300 euro. Subvencioni është 10 për qind i shumës së kredisë, me 300 euroshin si maksimum.

Qeveria e Kosovës ka thënë se me këtë masë synon mbështetjen e likuiditetit familjar, për të mbuluar shpenzimet sezonale familjare, ato të shkollës, mbylljen e bilanceve të kredit-kartelave, apo çfarëdo shërbimi që lehtëson barrën e familjes.

Leave a Reply